Italia në Kolaps – Mjekët nga Kina Nisen për Ndihmë

361 0

Gjendja në shtetin fqinj nuk duket aspak e mire, të paktën dy javët e fundit.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve në vend janë pezulluar teksa spitalet janë të te tejmbushura.

Italia prej tre ditësh është vetëshpallur zonë e kuqe, ku nuk mund të hysh dhe as të dalësh.

Edhe kalimi nga një rajon në tjetrin në këto ditë është thuajse i pamundur.

Qytetarët Italianë prej tre ditësh po qëndojnë të izoluar në shtëpi në të gjithë vendin.

Çfarë po ndodh

Veriu i Italisë është ai që ka marrë goditjen më të madhe nga koronavirus COVID-19.

Cilësohet si vatra më e nxehtë e Evropës, por shpërthime të tilla priten edhe në vende të tjera nëse virusi nuk izolohet siç duhet.

Një tjetër realitet në Itali është ai i mjekëve të cilët bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët të cilët duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi siç raportohet nga mediat vendase atje, spitalet janë të tejmbushura, mjekët kanë disa javë që qëndrojnë në salla me pacientë të infektuar dhe gjendja po bëhet gjithnjë e më serioze.

Në disa raste ata detyrohen të zgjedhin mes pacientëve, se cilin duhet të kurojnë e cilin jo për shkak të fluksit të madh të tyre dhe pamundësisë për t’ju siguruar shërbim.

Ky kolaps jo vetëm i shëndetësisë Italiane, megjithëse po raportohet për botën, deri ditën e djeshme dukej sikur do të merrte zgjidhje vetë.

Shumica e vende të tjera Evropiane po përballen me situata të koronavirusit në territoret e tyre, ndaj ndihma ndaj Italisë dukej e pamundur.

Kujtojme deklaratat e Kancerales Gjermane Merkel, e cila tha se pritet që të preket 60-80% e popullsisë në Gjermani.

Presidenti Macron po ashtu deklaroi se për Francën ky është vetëm fillimi, teksa shumë aktivitete janë pezulluar.

Shpresa e vetme erdhi nga Kina, ku mjekët i’a dolën vetëm një ditë më parë të mposhtnin virusin COVID-19.

Ekspertët Kinezë

Ditën e djeshme në Aeroportin e Fiumicinos në Romë u ul avionic nga Kina me 9 mjekë nga Kryqi i Kuq Kinez.

Këta ekspertë reanimatorë, perdiatër dhe infermierë janë ndër më të rëndësishmit e atyre që menaxhuan krizën e virusit në Kinë.

Kjo është skuarda e tretë që niset nga Kina, krahas mjekëve të tjerë që shkuan në Irak dhe Iran për ndihmë.

Bashkë me mjekët Kinezë, erdhën edhe disa tonelata me ndihma mjekësore për të përballuar krizën në Itali.

“Kjo është ajo që ne quajmë solidaritet dhe jam i sigurt që do të ndodhë përsëri.”, u shpreh Luigi di Maio, Minister i Punëve të Jashtëme në Itali.

Nga rasti i parë i konfirmuar më 31 Janar 2020, ditën e sotëme ky shtet numëron 15,113 të infektuar dhe 1,016 vdekje./AgroWeb.org