Koha për Prodhime Bujqësore të Çertifikuara- Si Mund t’i Çertifikojnë Fermerët 

788 0

Për herë të parë në Shqipëri, fermerët dhe e gjithë sipërmarrja e agrobiznesit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit dhe proçedurat që ndiqen për të çertifikuar produktet e tyre nga Sistemi Botëror i Praktikave dhe Standarteve të Agrikulturës, Global G.A.P.

Gjithçka do të ndodhë në panairin AgroTech 2019 në Expocity Albania Tiranë, në datën 15-16 Mars 2019, ku ekspertë të Global G.A.P do të zhvillojnë një konferencë të zgjeruar në lidhje me perspektivën e çertifikimit të produkteve në Shqipëri. Konferenca do tëzhvillohet ditën edytëtëpanairit, respektivisht nëdatën 16 Mars.

Kërkesat dhe pritshmëritë e tregjeve të huaja për produkte të freskëta e të sigurta nga Shqipëria, informim i fermerëve mbi rëndësinë dhe mundësitë që sjellin produktet e çertifikuara etj. do të jenë pjesë e diskutimeve të rëndësishme që do të trajtohen gjatë konferencës.

Rëndësia e pjesëmarrjes në Konferencën “Global G.A.P Stop Tour”

Global Gap është institucioni që çertifikon prodhimet e sigurta dhe që plotësojnë normat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Çertifikata Global G.A.Prrit reputacionin e produkteve dhe vlerësohet si pasaporta e eksportit të prodhimeve në vendet e Bashkimit Evropian.

Të gjithë fermerët dhe përfaqësues të të gjithë agrobiznesit, të cilët do të marrin pjesë në këtë panair dedikuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë do të diskutojnë mbi arritjen e një standardi të vërtetë sigurie për konsumatorët shqiptarë për të garantuar transparencën e prodhimeve.

Ekspertë të Global G.A.Pdo të ndajnë për përfaqësuesit e agrobiznesit diskutime mbi rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëmtë të gjitha hallkave të sektorit, përshtatjen dhe standardizimin gjithmonë në partneritet me të gjithëfaktorët, për një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e fermave apo prodhimeve bujqësore.

Një nga qëllimet e çertifikimit Global G.A.P, me të cilin fermerët do të njihen gjithë gjatë punimeve të panairit AgroTech është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit, me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksportet drejt vendeve evropiane, të cilat janë kërkuese ndaj origjinës dhe cilësisë së prodhimeve.

Konferencaqë do të zhvillohet në Expocity Albania, do të japë mundësinë e shkëmbimit të informacionit, parashtrimin e strategjive dhe iniciativave në kuadër të zhvillimit të bujqësisë në vend, do të prezantojë hapësirat më të mira dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e agro-biznesit.

Pse Panairi AgroTech është një domosdoshmëri për fermerët

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i AgroBiznesit dhe AgroTeknikës, i cili do të zhvillohet në datat 15-16 Mars 2019, është një ngjarje e rëndësishme për të gjitha shoqëritë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Çdo sipërmarrës në fushën e bujqësisë,nësektorin e agroteknikës,çdo fermer i madh, i mesëm apo i vogël, prodhues apo grumbullues i çdo lloj produkti bujqësor mund të përfitojë nga mundësia për të marrë pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm të vitit për bujqësinë.

Ky aktivitet fton në një platformë komunikimi biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroteknikës.

Agrotech Expo & Forum 2019, falë vëmendjes ndërkombëtare, nëpërmjet aktiviteteve të organizuara, konferencës, forumeve dhe workshop-eve do t’u ofrojë sipërmarrësve shqiptarë dhe të rajonit të Ballkanit mundësi njohjeje dhe arritjeje të tregjeve të reja, shkëmbime dhe ndarje të eksperiencave, kontakte të vlefshme, informacione, edhe momente reflektimi për ridimensionimin e biznesit në nivele më të larta./AgroWeb.org

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al