Super Hëna e Këtij Viti – 14 % më e madhe, 30 % më e ndriçuar, Kur Pritet të Ndodhë

412 0

Një pamje spektakolare do të ofrojë hëna në mbushjen e ciklit të plotë të saj ku do të shfaqet në qiell shumë herë më e madhe si dhe më e ndriçuar gjithashtu.

Hëna do të jetë e plotë dhe do të shumë më e madhe dhe me ndiçim më të madh pasi orbita e saj do t’i afrohet Tokës me rreth 356,800 km më afër.

Por kur pritet të ndodhë super hëna e këtij viti në mënyrë që të shijoni pamjen spektokalare të saj.

Normalisht, superhëna do të shfaqet dukshëm edhe në Shqipëri ashtu si edhe në çdo cep të botës.

Kur pritet të ndodhë Super Hëna e Plotë

Gjithçka pritet të ndodhë ditën e nesërme në datën 19 shkurt 2019.

Super hëna e plotë e muajit shkurt njihet edhe si Hëna e Borës sepse ky muaj cilësohet si muaji i fundit me rreshje bore dhe mbyll stinën e dimrit.

Pika më e afërt e Hënës me Tokën do të jetë rreth orës 9.06 am në mëngjes, por ajo do të jetë e dukshme pas orës 5:11 pm, pra pasdite kur të nisë të errësohet.

Superhëna do të shfaqet 14 % më e madhe dhe 30 % më e ndriçuar se sa hëna që shohim zakonisht.

Hëna do të rishfaqet sërish në formën e saj të plotë me nisjen e pranverës për 21 marsh 2019.

Ndërkohë, në 16 korrik 2019 do të ndodhë më 16 korrik 2019 ndërsa ekklipsi total i hënës, pas pamjes spektakolare që shijuam në muajin janar do të ndodhë pas dy vitesh më 2021. /AgroWeb.org