Koronavirusi COVID-19: Ndikimi Në Tregëti Dhe Bujqësi

438 0

Autoritetet qeveritare anë e mbanë botës po përpiqen fort jo vetëm që të mbajnë nën kontroll përhapjen e COVID-19, por edhe furnizimin e popullësisë me ushqime.

Kjo situatë që përshkallëzohet dita ditës ka ndikuar edhe tek ekonomia, bujqësia dhe bizneset ushqimore.

Shumë analistë janë të mendimit se situata e krijuar prej COVID-19 do të ngadalësojë ndjeshëm rritjen e ekonomisë globale por edhe eksportet e bujqësisë.

Ndikimet më të mëdha janë vënë re tek restorantet, hotelet, resorted, linjat ajrore, agjensitë e udhëtimit, industritë ushqimore, blegtoria, kopshtaria e të tjera si këto.

Kina është një nga tregtarët më të mëdhenj të globit i gërshetuar thellë në tregëtinë globale nëpërmjet marrëveshjeve të ndyrhsme.

Eksportet dhe importet janë të larmishme dhe shtrihen në shumë vende të botës.

Bujqësia dhe ushqimi përbëjnë pjesën më domethënëse të portofolit tregëtar të Kinës.

Kina Dhe Italia, Partnerët Kryesorë Të Shqipërisë Në Tregëti

Sipas ekspertëve, ndërprerjet në furnizime, sidomos në ato të lëndëve të para, si pasojë e mbylljes së kufinjve do të kenë një ndikim domethënës në bujqësinë dhe blegtorinë e shumë vende të botës.

Kina zë 9 përqind të importeve dhe është partneri i tretë tregtar i vendit tonë.

Aktualisht është bllokuar importi i makinerive dhe pajisjeve, të cilat, sipas INSTAT kishin një vlerë mbi 100 milion euro në vitin 2019.

Italia mban një peshë prej 33% edhe në volumin tregtar dhe është partneri i parë tregtar i Shqipërisë. 47% e eskporteve shkon drejt Italisë dhe një prej sektorëve, që ka filluar të ndjejë efektet e para të krizës së koronavirusit, është ai fason që zë 64% të eksporteve me Italinë. Ky sektor ka mbi 55 mijë të punësuar në të gjithë vendin.

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shpjegoi pak ditë më parë se pavarësisht pasigurisë, një nga skenaret më esktreme që mund të ndodhë në këtë situatë, është kufizimi dhe bllokimi i tregëtisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas tij: “fermat dhe stabilimentet e agropërpunimit mund të paralizohen sepse varen nga lënda e pare e importit. Përpos kësaj, ato kanë nëvojë për grumbullime të fuqisë punëtore në sipërfaqe të kufizuara, gjë që pengohet nga kjo pandemi.”

Një ditë më parë, kryetari i Këshillit të AgroBiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për të ndihmuar sektoret e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore. /AgroWeb.org