Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershisë.
Qershitë dhe lëngu i tyre janë përdorur prej kohësh si një kurë popullore për shumë prej çrregullimeve dhe problemeve shëndetësore, kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, qershitë konsiderohen si zëvendësuese natyralë të medikamenteve qetësues siç është Ibuprofeni kundër dhimbjeve të kokës apo atyre fizike.
Mjafton të konsumoni një grusht me kokrra qershie të freskëta apo një gotë nga lëngu i tyre dhe dhimbja do të lehtësohet e do të pushojë.
Lëngu i qershisë nuk përmban yndyrna apo kolesterol.
Niveli i kalorive ndryshon në varësi të disa faktorëve, kryesisht sheqerit të shtuar.
Ato që i japin më shumë kalori lëngut të qershive janë karbohidratet.
Nga ana tjetër vetëm 1% e kalorive vijnë nga proteina.
Vlerat dhe vetitë e lëngut të qershisë
Lëngu i qershisë përmban vitamin A, vitaminë C dhe kalium.
Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar.
Lëngu i qershisë është një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org një dietë e pasur me antioksidantë është pranuar të ketë ulur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.
Konsumimi i lëngut të qershisë ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti.
Kohët e fundit, është zbuluar që lëngu i qershisë lufton pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare.
Lëngu i qershisë nuk është thjesht freskues dhe i shijshëm, por ka shumë vlera.
Në një gotë lëng gjeni 120 kalori, kalium dhe hekur.
Lexoni më poshtë nga AgroWeb arsyet kryesore përse nuk duhet t’i ndaheni këtij lëngu fantastik.
Shuan dhimbjet e ushtrimeve fizike
Lëngu i qershisë duhet konsumuar pas ushtrimeve fizike. Është natyralisht i pasur me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin.
Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit.
Forcon imunitetin
Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat.
Flavonoidët (antioksidantë) që gjenden tek lëngu i qershisë prodhohen kryesisht nga shumica e bimëve që njohim dhe luftojnë infeksionet në shumë nivele.
Ndihmon me gjumin
Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të lëngut të qershisë, të kombinuara me melatoninën e cila rregullon problemet me gjumin mund tju ndihmojnë të flini më mirë.
Si të përgatisni lëngun e qershisë në kushtet e shtëpisë?
Pasi të keni hequr bërthamat nga qershitë e lara, vendosni ato në përzjerësin ose mikserin e ushqimeve.
Mënyra më e lehtë për të pastruar dhe hequr bërthamat është t’i vendosni në një enë të mbushur me ujë të ftohtë.
Pasi t’i keni kulluar largoni bërthamat duke përdorur majën e thikës në mënyrë vertikale tek kokrra e qershisë.
Nëse ju nevojitet një gotë lëng, atëherë diku tek pesëmbëdhjetë qershi mjaftojnë.
Shtoni sheqer kaf sipas preferencës dhe përzijeni në mikser.
Nëse ju pëlqen ajo shija e thartë e qershisë mund të mos përdorni sheqer.
Nëse nuk iu pëlqen sheqeri, mund të zgjidhni mjaltin që është një ëmbëlsues natyral. Shtoni ujë sipas nevojës.
Nëse nuk e bëni këtë, lëngu do t’i ngjajë më shumë një koncentrati ose shurupi. Ujin duhet ta shtoni ngadalë dhe nga pak teksa e përzieni. Kur të arrijë nivelin e dëshiruar mund të ndaloni.
Më pas kullojeni lëngun, nëse nuk iu pëlqen tuli sigurisht.
Nëse lëngu është sërish i trashë shtoni më shumë ujë.
Provojeni vazhdimisht për ta shijuar në varësi të dëshirës suaj./AgroWeb.org/
Lini një Përgjigje