Muaji dhjetor nis me ulje tempertuarash ndërsa ka sjellë dhe rreshjet e para të dëborës në vend.

Ndryshimet e temperaturave kanë sjellë zyrtarisht  dimrin në Kukës dhe Tropojë, duke bërë që vendi të zbardhet nga bora.

Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të nisin edhe në zona të tjera në veri e verilindje. Por nuk përjashtohet edhe pjesa e qarkut të Korçës.

Në ditët në vijim, Shërbimi Meteorologjik Meteoalb bën të ditur se si do të jetë situate e motit, sa do të vijojnë rreshjet e shiut, kur do të rikthehet dielli dhe sa do të ulen temperaturat.

Temperatura deri në -2  

Vendi ynë pritet të mbizotërohet nga reshje shiu gjatë ditës së sotme ndërsa nesër do të kemi një mot të kthjellët. Në verilindje parashikohen reshje dëbore ndërsa pritet dhe ulje të ndjeshme të temperaturave deri në -2 gradë.

Sipas meteoalb orët e paradites do të jenë me vranësira dhe rreshje shiu në pjesën më të madhe territorit, por në zonat Veriore dhe Verilindore parashikohen rreshje debore.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në vend.

Por do të ketë ulje të temperaturave deri në -2 gradë C.

Temperaturat e ajrit luhaten lehtë në të dyja vlerat ditore duke bërë që vlerat e mëngjesit të zbresin në -2°C në zonat malore ndërsa mesdita do të shënojë deri në 15°C në zonat bregdetare.

Moti të mërkurën do të jetë I kthjellët por do të ketë rënie të temperaturave deri në 2 gradë.

Rikthimi i Diellit

 Sipas MeteoAlb Veriu dhe Qëndra e Shqipërisë ditën e mërkurë paraqiten me kthjellime ndërsa zonat Jugore-Juglindore do të kenë herë pas-here kalime vranësirash, të cilat gjatë mesditës pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar në këto zona. Parashikohet që orët e natës të mbizotërohen nga kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes më e ndjeshme kjo në zonat veri-verolindore, mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -4°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe herë pas-here e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./AgroWeb.org