Mbyllja e Kompanive – Çfarë Do të Ndodhë me Pagat e Punonjësve

495 0

Me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, shumica e bizneseve në vend e thuajse i gjithë aktiviteti ekonomik është pezulluar.

Shqipëria futet në ditën e pestë të karantinës sot, teksa nevoja për mallra, ushqime e shërbim është më e nevojshme se kurrë.

Gjatë kësaj kohe si bizneset ashtu dhe qytetarët, kanë shprehur shqetësimin lidhur me situatën ekonomike të krijuar në vend.

A do të arrijnë bizneset të financohen në fund të muajit nëse aktiviteti pezullohet për një kohë të gjatë?

Teksa për shëndetësinë qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 400 milionë lekësh, a do të ndodhë e njëjta gjë me biznesin privat?

Çfarë pritet të ndodhë

Në një lajmërim të ditës së sotëme vetëm pak minuta më parë, Kryeministri Rama foli rreth kësaj çështje.

Në fjalën e tij ai thotë se të gjithë qytetarët që ndodhen në shtëpi për shkak të mbylljes së aktivitetit ekonomik, duhet të rrinë të qetë dhe të bëjnë durim.

Bëhet me dije se ditën e Enjte do të jetë gati plani për garancinë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.

“Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndroni në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”, kështu shprehet kreu i shtetit në lajmërimin e tij në Facebook.

Situata e bizneseve në vend

Prej ditës së premte, shumica e bizneseve të mëdha në vend janë pezulluar e mbyllur përkohësisht.

Të gjithë punët që mund të kryen nga shtëpia janë zhvendosur aty, duke filluar që nga administrate e shtetit.

Ndër të vetmit që vazhdojnë të kryejnë aktivitetin janë fabrikat e prodhimit apo shërbimet e nevojshme të qytetarëve siç janë dyqanet.

Pasi sipas Kryeministrit Rama këto janë një nga hallkat më të rëndësishme të prodhimit dhe ekonomisë në vend.

Në këto biznese e fabrika është vendosur një rregull, ku punonjësit duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe duhet të kenë distancë një metër e gjysmë nga njëri tjetri./AgroWeb.org