Më Shumë se Tre Gjenerata të Mjekësisë Janë Larguar Nga Vendi

358 0

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi.

Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore.

Sakaq Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend.

Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë.

Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së.

Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi. Monitor