Me Sytë Nga Qielli, 3 Eklipse Në Qershor Dhe Korrik

391 0

Qielli në muajin qershor dhe korrik pritet të ofrojë tre spektakle natyrore.

Bëhet fjalë për eklipsin hënor që pritet të ndodhë në datat 5 qershor, 21 qershor dhe 5 korrik.

Kjo periudhë kohore quhet ndryshe stina e eklipseve dhe ajo pritet të përsëritet sërish në vitin 2029.

Hera e fundit kur ky fenomen u shfaq tre herë brenda një muaji hënor ishte 2018-a.

2 vite më parë, eklipsi i pjesshëm i diellit u vu re në 13 korrik dhe u ndoq nga eklipsi i plotë i hënës me 27 korrik dhe ai i pjesshëm i diellit me 11 gusht.

Fenomeni i Eklipseve Në Muajt Hënorë dhe Ato Kalendarikë

Ekspertët sqarojnë se në çdo vit kalendarik regjistrohen të paktën katër eklipse, dy diellore dhe dy hënore.

Të rralla janë rastet kur mund të regjistrohen 5 deri në 7 eklipse në një vit.

Eklipsi diellor vjen gjithmonë dy javë pas shfaqjes së eklipsit hënor dhe vazhdon në këtë rend.

Më pas, shfaqja e këtyre eklipseve zakonisht pritet gjashtë muaj më vonë.

Ekspertët e NASA-s thonë se shfaqja e tre eklipseve në të njëjtini vit kalendarik ndodh 12 herë në 5 shekuj (1801-2300).

Deri më tani NASA ka regjistruar gjashtë raste kur në një vit kalendarik janë shfaqur dy eklipse diellore dhe një hënor

NASA thotë se tre eklipse të tjera brenda një muaji kalendarik priten në Dhjetor të vitit 2206. Eklipsi i parë i pjesshëm diellor do të regjistrohet me 1 dhjetor 2206, ndjekur nga eklipsi i plotë hënor në 16 dhjetor 2206 dhe pasuar nga elipsi i pjesshëm diellor në 30 dhjetor 2206.

Sipas ekspertëve, ndonëse është e rrallë shfaqja e tre eklipseve në një muaj kalendarik, kur vjen puna tek muaji hënor, shfaqja e tyre është jo pazakontë.

Në fakt, nga vitit 2000 deri në 2050, fenomeni i tre eklipseve në një muaj ndodh 14 herë.

Në vitet 2000, 2011, 2018, 2029, 2036 dhe 2047, ka patur dhe do të ketë dy eklipse diellore dhe një eklips hënor brenda një muaji hënor.

Në vitet 2002, 2009, 2013, 2020, 2027, 2031, 2038 dhe 2049, ka patur dhe dotë ketë dy eklipse hënore dhe një eklips diellor në një muaj hënor./AgroWeb.org