Mjeku Infeksionit Për Qytetarët: Parandalimi Është Më i Lehtë se Kurimi

358 0

Pas viktimës së dytë të shënuar nga virusi COVID-19, pak momente më parë mjeku Pëllumb Pipero ka publikuar një mesazh ndërgjegjësues.

Në fjalën e tij ai sqaron se sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 është më e lehtë ta parandalosh se ta kurosh.

Ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre duke ndkejur rregullat.

Pipero ka nënvizuar rëndësinë e faktit se duke mbrojtur veten ne kemi mundësinë që të mbrojmë të tjerët dhe t’u japim atyre ndihmën e duhur.

SIpas tij mjafton që njerëzit të kufizojnë lëvizjet, kontaktet e ngushta me personat e tjerë.

Mjeku infeksionist gjithashtu trajtoi rëndësinë e ruajtjes së higjienës, larja e duarve është pika kyçe kundër këtij virusi.

Mesazhi i Plotë i Pëllumb Piperos

Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë.

Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj.

Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne.

Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit.

Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusin e mbani larg, mjafton qe te kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë.

Së bashku ne ja dalim, se bashku ne e mundim këtë epidemi./AgroWeb.org