Në Farmaci Antibiotikët e Rrezikshëm me Efekte Anësore – Ja Nga Cilët Duhet Të Keni Kujdes

835 0

Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këtë u ka kërkuar Agjensia e Barnave të gjithë mjekëve shqiptarë që në recetat e tyre të mos përshkruajnë antibiotikë të klasave kinolone dhe fluor kinolone.

Kjo pasi Agjensia Europiane e barnave njofton për efekte anësore të parikuperueshme.

Të dy llojet e antibiotikëve kanë përdorim me spektër të gjerë, si në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave.

Për pacientët që duhet domosdoshmërisht t’i përdorin, ata duhet të jenë të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave që ditën e parë, pasi kanë efekte anësore që lidhen me depresionin apo vështirësi në ecje, si dhe prekin shikimin dhe dëgjimin.

Nga ana tjetër, Agjensia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjensisë për efektet anësore të çdo lloj medikamneti.

Informacioni Për Pacientët

Sipas Agjensisë së Barnave, të cilës i referohet AgroWeb.org, barnat që i përkasin klasës së flourkinoloneve (ciprofloksacinë, levofloksacinë, moxifloksacinë,norfloksacinë, pefloksacinë, prulifloksacinë dhe rufloksacinë) mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara nga përdorimi i përsëritur ose për një kohë te gjatë duke prekur tendinat, muskujt, artikulacionet, sistemi nervor.

Këto efekte të padëshiruara përfshijnë: tendina të inflamuara, tendina te dobëta, dhimbje ose dëmtime muskulare, fryrje, enjtje të artikulacioneve, vështiresi në ecje, ndjesia e gjilpërave në këmbë (ndjesi çpuese), djegie, lodhje, depresion, probleme të memories, gjumit, shikimit, veshit, ndryshimi i shijes dhe nuhatjes.

Enjtja e lezioneve të tendinave mund të verifikohet brenda dy ditëve të para të fillimit të trajtimit me një flourkinolon, por mund të verifikohet dhe disa muaj pas ndërprerjes së trajtimit.

Duhet të ndërprisni marrjen e barit të klasës flourkinolon dhe të merrni kontakt të menjëhershëm me mjekun në rastet e mëposhtme:

Shfaqje të lezioneve të tendinave si dhimbje ose enjtje (duhet të mbani regjim shtrirë).

Dhimbje, ndjesi të shpimit si të gjilpërave në këmbë, gudulisje, mpirje, djegie ose dobësim në mënyrë të veçantë të këmbëvë dhe krahëve.

Enjtje të shpatullës, krahut, këmbëve ose vështirësi në ecje, lodhje, depresion, probleme me memorien, shqetësime të gjumit, shikimit, ndryshimit të shijes dhe nuhatjes.

Mjeku vendos nëse pacienti duhet të vazhdojë trajtimin ose nëse është e nevojshme të merret një antibiotik tjetër.

Shfaqja e dhimbjes së artikulacioneve, enjtja, dëmtimi i tendinave është më i shprehur në pacientët mbi 60 vjeç, me probleme me veshkat ose që kanë patur një transplant të organeve.

Komunikoni me mjekun nëqoftëse po trajtoheni me kortizone (barna si: idrokortizon, prednizolon) ose nëse duhet të merrni një trajtim me barna kortizonik. Dëmtimi i tendinave është më i shprehur nëse merrni njëkohesisht një bar të klasës së kortizoneve dhe flourkinoloneve.

Nuk duhet përdorur bari i klasës së flourkinoloneve nëqoftëse ka shfaqur efekte të padëshiruara nga përdorimi i mëparshëm i barnave flourkinolon ose kinolon dhe këtë duhet t’ja komunikoni mjekut dhe farmacistit tuaj.

Nëse keni ndonjë dyshim ose problem nga këto barna, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin./AgroWeb.org

Klikoni këtu për njoftimin e Agjensisë së barnave.