Nga Thesaret e Fshehura të Shqipërisë, Burimi Ku Pinin Ujë Ilirët

1.2k 0

Natyra e ka bekuar Shqipërinë me të gjitha mrekullitë e saj.

Me bregdetin e kaltër, me rërën e butë dhe shkëmbinjtë emblematik, lumenj e liqene, fusha të gjelbra plot lule e bimë sa të zakonta aq edhe unike.

Pjesë e këtyre mrekullive të Shqipërisë, padyshim janë malet e lartë me majat të thepisura që nën vete fshehin thesare të çmuara për njeriun.

Një prej tyre, është Maja e Çikës, pjesë e parkut kombëtar të Llogarasë, i njohur për pishat e larta e të dendura dhe bukurinë përrallore të tij gjithashtu.

Kjo majë ka qenë një nga vendbanimet e lashta ilire dhe ndodhet në rajonin e ashtuquajtur Pyje Gjetherënëse Rënëse Ilire, zonë e njohur për biodiversitetin e saj të pasur.

Me pamje mahnitëse nga jashtë, Maja e Çikës fsheh brenda saj një thesar të vyer, një burim nëntokësor uji, i freskët e i çmuar për vlerat minerale që ka. Burimi e ka emrin “Dukat

Për shekuj e shekuj me radhë, ky burim i pashtershëm natyral vijon të jetojë në Majën e Çikës e me natyrën përreth.

Pakkush dinte për këtë burim i cili që nga lashtësia, që nga periudha e vendbanimeve ilirive vetëm së fundmi është zbuluar dhe sot është i arritshëm për të gjithë.

Jo Më Një Thesar i Fshehur

Një nismë ambicioze e kompanisë Lufra sot mundëson prodhimin e ujit nga ky burim i begatë i Majës së Çukës.

Quhet ashtu si edhe vet burimi, uji mineral “Dukat” dhe sot vjen i freskët dhe i pasur në vlera në tryezat e shqiptarëve.

Uji Dukat fillon në një re dhe bie mbi pishat e lashta të malit të Çikës e më pas nën tokë.

Ky burim filtrohet ngadalë nën tokë përmes gurëve vullkanikë ku pasurohet me minerale dhe elektrolite, të cilat i japin ujit shijen e tij të butë.

Më pas mblidhet nga një akuifer nëntokësor i cili ruhet nga një izolim shkëmbor mbi të, i paprekur nga njeriu deri në momentin kur hapet tapa.

 I Pasur në Minerale dhe Vlera Ushqyese

 Për shëndetin e kockave dhe zemrës, mineralet e ujit “Dukat” janë shumë të çmuara.

Konkretisht, uji nga burimi Dukat ka përmbajtjen ideale të dy mineraleve kryesore që gjenden në ujë, 64.2 mg/l kalcium dhe 21.4 mg/l magnez në një raport perfekt 1/3 ku për çdo 1 mg magnez ka 3 mg Kalcium.

Kalciumi ndihmon drejtpërdrejtë në shëndetin e kockave ndërsa Magnezi ndihmon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës.

Burimi i ujit Dukat është i pastër sepse ai gjendet nën një izolim shkëmbor që bllokon të gjitha toksinat që mund të vijnë nga sipërfaqja e tokës.

Edhe pse uji në burim është i pastër nga natyra kompania merr çdo masë për t’u siguruar që ai të jetë i pastër dhe i freskët duke ruajtur vlerat e tij. /AgroWeb.org