OBSH Bën Thirrje: Dyfishoni Përpjekjet Për të Ndalur Koronavirusin

440 0

Shqipëria arriti në 33 të prekur nga COVID-19 vetëm pak momente më pare, ndërsa nuk është i vetmi vend që po përballet me këtë problem.

Italia, Greqia, Franca dhe Gjermani gjithashtu janë në një pikë kritike të frenimit të virusit si dhe jetës normale në këto shtete.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë thirrje që prej disa muajsh tashmë për të kontrolluar dhe frenuar koronavirusin kudo në botë.

Teksa varta në Kinë thuajsë është shuar poltësisht pasi nuk ka më raste të reja, duket se qendra e virusit ka lëvizur nëpër botë.

Duke parë këtë gjendje ekspertët rekomandojë që gjithësecili të bëjë shumë kujdes.

Thirrja e ekspertëve

Një ditë pasi e shpalli koronavirusin COVID-19 një pandemi botërore, kreu i kësaj organizate Tedros Adhanon Ghebreyesus, bëri thirrje që të gjitha vendet e botës pa përjashtim t’i dyfishojnë përpjekjet kundër kësaj pandemie.

Në një intervistë në Gjenevë ai tha se “Përshkrimi i sëmundjes si pandemi nuk do të thotë se shtetet duket të heqin dorë.”

Çdo vend dhe sidomos ata të prekurit duhetë të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të kolapsit ekonomik dhe social, si dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Evropa cilësohet si një nga vartat më të nxehta të virusit në këtë moment me Italinë që kryeson. Koera e Jugut, Irani, Iraku janë gjithashtu mjaft problematike.

SHBA nga ana tjetër po pergatitën për një përhapje të madhe të këtij virusi edhe në territoret e tyre. Për të minimizuar sadopak përhapjen dhe dëmet.

Presidenti Turmp ditën e djeshme anuloi të gjithë fluturimet me Evropën, për një periudhë 30 ditore.

Shqipëria gjithashtu hyn tek vendet që kanë marrë masa strikte për të parandaluar virusin.

Shkolla, bare, restorante, aktivitete publike, madje dhe qarkullimi rrugor në vend janë pezulluar përkohësisht.

Në atë që Kryeministri Rama e quajti “shtetrrethim”, këshilla është të ndiqni rregullat e vendosura nga shteti.

Institucionet, mjekët dhe eskpertët i bëjnë gjithashtu thirrje çdo qytetari të qëndrojë në shtëpi, të këtë kujdes për jetën e tij dhe të tjerëve./AgroWeb.org