OBSH: Koronavirusi COVID-19 Tashmë Një Pandemi

361 0

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar pak momente më parë se përhapja e koronavirusit COVID-19 është etiketuar si pandemi.

Ishte kryetari i OBSH, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili pohoi se numri i lartë i rasteve të të prekurve jashtë KInës ka prekur shifra shqetësuese.

Në vetëm dy javë shifrat janë 13-fishuar, duke  arritur në 122289 të infektuar.

NJë rritje e tillë sipas kreut të OBSH është ‘tepër shqetësuese’ duke marrë parasysh se këshillat për masat parandaluese nuk janë zbatuar.

Çfarë është një pandemi botërore?

Një pandemi zhvillohet kur një sëmundje përhapet në popullsi më shumë nga shifrat normale.

Shpërndarja mbarë botërore e një sëmundje të re do të thotë pandemi botërore.

Kështu në rast pandemie shumica e njerëzve në botë është e ekspozuar ndaj një rreziku të caktuar.

Ndryshe nga epidemia e cila prek popullsi të caktuara në kohe dhe vende të caktuara, pandemia përhapet në të gjithë botën.

Nuk është kurrë vonë!

Dr Tedros tha gjatë deklaratës së tij se nuk është vonë që qeveritë drejtuese të marrin masat e duhura.

“Të gjithë shtetet mund të bëjnë diçka për të ndryshuar rrjedhën e kësaj situate,” tha ai.

Qeveritë kanë mundësinë që të “gjejnë një ekuilibër mes mbrojtjes së shëndetit të popullsisë së tyre, evitimin e përhapjes dhe respektimin e jetës njerëzore”.

Në mbyllje të fjalës së tij për mediat, kreu I OBSH tha se ‘të gjithë jemi pjesë e kësaj situate dhe qëllimi madhor është ruajtja e qetësisë dhe mbrojtja e qytetarit global”, diçka që sipas tij mund të bëhet./AgroWeb.org