Parashikimi i Motit – Kur Nisin Rrebeshet me Rrufe dhe Sa Do Zgjasin

244 0

Luhatjet e motit do të vijojnë të jenë prezente edhe në ditët në vijim ku muaji do të mbyllet me rreshje shiu ndërsa qershori sërish pritet të jetë një muaj ku do të mbizotërojë rritja e temperaturave por rreshjet do të jenë sërish prezente.

Por çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim?

Të dhënat meteorologjike tregojnë se deri në fund të muajit vranësirat dhe kthjellimet do të pësojnë luhatje në pjesën e parë të ditëve ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje deri në 27 gradë celcius.

Ndërkohë që pasditeve prashikohen rreshje shiu me shtrëngata dhe rrufe.

Situata do të jetë e tillë deri në gjysmën e javës së parë të qershorit.

Më pas parashikohen rreshje të lehta shiu deri në fundin e javës së parë të qershorit mue pas moti pritet të jetë i kthjellët.

Rritja e temperaturave

“Fundi i muajit mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezentë por herë pas here do të ketë intervale dhe kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në vlerat e tyre normale klimatike duke bërë që maksimumi në rang terriroi të arrijë deri në 27 gradë celcius” thuhet në një njoftim të Meteoalb.

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, i gjithë muaji ka qenë një vjeshtë e vogël brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperatura të ulëta gjithashtu.

Kjo situatë me luhatje të shpeshta meteorologjike ndryshe nga çdo vit tjetër ka bërë që edhe sezoni turistik të mos nisë ende, kjo pasi rreshjet e shiut pavarësisht rritjes graduale të temperaturave e bëjnë të papërshtatshme kohën e nisjes së sezonit turistik përsa i përket zonave bregdetare./AgroWeb.org