Pasiguri mbi vaksinën e AstraZeneca-s, disa shtete evropiane kërkojnë të përdoret për personat nën 65-vjeç

330 0

Ndërsa nisma COVAX bëri me dije se shumë shpejt vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta do të pajisen kryesisht me vaksinën e prodhuar nga AstraZeeneca dhe Oxford, mes të cilave edhe Shqipëria pikëpyetje të shumta kanë ngritur disa shtete evropiane lidhur me këtë vaksinë.

Franca, Polonia dhe Suedia dy ditë më parë dhanë rekomandime për të mos përdorur vaksinën COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca për të moshuarit mbi 65-vjeç. Ata bashkohen me Gjermaninë dhe Italinë që dhanë rekomandime të njëjta javën e kaluar.

Autoritetet në Francë dhe Suedi thonë se vaksina duhet të ketë përparësi për njerëzit nën moshën 65-vjeç, duke përmendur se ka të dhëna të pamjaftueshme të provave klinike për njerëzit e moshuar.

Qeveria e Polonisë ka vendosur një prag më të ulët, duke rekomanduar përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 60-vjeç.

Një drejtim më të prerë ka marrë Zvicra e cila nuk është vend anëtar i BE, por ka vendosur që të refuzojë përkohësisht miratimin e vaksinës së  AstraZeneca.

“Për vaksinën nga AstraZeneca, të dhënat e disponueshme e të vlerësuara deri sot nuk janë ende të mjaftueshme për miratim. Në mënyrë që të merren të dhëna shtesë mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, kërkohen të dhëna nga studime të reja“, bëri me dije Rregullatori Mjekësor në Zvicër.

Zvicra  se në të njëjtën kohë ka porositur miliona të tjera doza vaksine COVID-19 nga prodhuesit e tjerë farmaceutike.

Agjencia evropiane e barnave autorizoi përdorim e vaksinës AstraZeneca më 29 janar, duke vërejtur se shumica e pjesëmarrësve në studimet në të cilat bazoi rekomandimin e saj ishin midis 18 dhe 55 vjeç.

Pyetur nga Euronews kompania Atsrazeneca shprehet se wnde nuk ka rezultate të mjaftueshme për  pjesëmarrësit e moshuar (mbi 55 vjeç) për të dhënë një shifër se sa mirë do të funksionojë vaksina në këtë grup. Sidoqoftë, pritet mbrojtje, duke pasur parasysh që një përgjigje imune vihet re në këtë grupmoshë, bazuar edhe në përvojën me vaksinat e tjera.

Të dhënat paraprake të provës klinike të fazës 3 të publikuar nga AstraZeneca zbuluan se vaksina është 76% efektive në parandalimin e COVID-19 pas një doze të vetme, duke u rritur në 82% pas një doze të dytë të administruar 12 javë ose më shumë./Burimi:EuroNews