Patatja e Verdhë Vermoshit – Traditat e Vjetra të Kultivimit

1.6k 0

Në zonën e Alpeve të Shqipërisë rritet një lloj i veçantë patateje, e cila tanimë është futur në listën e specieve në rrezik zhdukjeje.

Bëhet fjalë për pataten e Vermoshit, pikës më veriore e vendit tonë.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org për këtë artikull, kjo patate ka nisur të kultivohet që në vitet 70 të shekullit të kaluar.

Për herë të parë në Shqipëri ajo u fut si patate ‘Adretta’, me origjinë nga Gjermania.

Ndërkohë nga ajo periudhë, fshatarët e Vermoshit, Lëpushës dhe Kelmendit e kanë mbajtur, ruajtur dhe e kanë riprodhuar vit pas viti.

Aktualisht kjo patate zë rreth 45-50% të sipërfaqes së mbjellë me këtë zhardhok.

Kushtet e kultivimit

Sipas fermerëve kjo patate mbillet në tarraca të sheshta të cilat janë të ekspozuara në diell.

Kjo bimë mbillet pikërisht gjatë periudhës Prill-Maj, dhe prodhimi fillon menjëherë në fund të Gushtit.

Nëse moti është i ftohtë, temperaturat e ulëta dëmtojnë zhardhokët, ndaj dhe pas mbjelljes toka mund të mbulohet me pleh ose mbetje bimore.

Pasi mblidhet, kjo patate vazhdon të prodhojë deri vonë gjatë ngricave të vjeshtës.

Pas kësaj periudhe zhardhokët vilen dhe ruhen për t’u konsumuar gjatë dimrit.

Karakteristikë e kësaj bimë është kërcelli tepër i gjatë me gjethe ngjyrë jeshile shumë të hapur e lule të bardha.

Pas mbirjes kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje dhe mbushje e bimëve.

Zhardhoku që prodhon kjo bimë, është me tul të verdhë dhe me lëkurë kafe të thellë.

Ajo që është vënë re nga studiuesit Prof. Dr. Sokrat Jani dhe Prof. Dr. Fetah Elezi, kjo patate ka humbur cilësinë që ka patur dikur.

Sipas tyre në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës, çka ka çuar në prishje të cilësive të varietetit.

Zakonisht kjo lloj patateje preferohet për pjekje, për gatime të ndryshme për konsum në familje dhe për tregun lokal./AgroWeb.org