Përhapja e Koronavirusit – Cilat Janë Linjat e Transportit Publik Që Pezullohen

332 0

Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së sotme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

– Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);

– Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);

– Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Urdhri i Stomatologut thirrje klinikave      

Një nga sektorët e shëndetësisë, mjekët stomatologë, pritet të mbyllin klinikat deri në datën 3 prill. Mëngjesin e të enjtes, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë  u ka bërë thirrje mjekëve stomatologë të ndalin punën dhe të mbyllin shërbiminn dentare deri në datën 3 prill.

“Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020.

Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH.”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologëve.