Përse Ka Humbur Besimi Ndaj Mjekëve?

418 0

Këshillat e ekspertëve të fushave të ndryshme janë shumë të vlefshme për çdo aspekt të jetës tonë.

Kjo fillon që nga riparimi i shtëpisë tek parashikimi i motit, siguria ushqimore dhe pothuajse çdo gjë tjetër që është pjesë e shoqërisë moderne.

Dhe kjo ndodh thjesht sepse nuk ka asnjë mënyrë për të ditur gjithçka rreth çdo gjëje.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për mjekësinë, njerëzit duket se po e marrin shëndetin në duart e tyre.

Me qindra mijëra njerëz në botë po refuzojnë këshillat për marrjen e vaksinës kundër COVID, por çfarë i ka shtyrë ata të jenë kaq skeptikë ndaj fjalës së ekspertëve?

Duket se arsyeja është një kombinim i mosbesimit dhe dyshimeve të pabazuara se ‘’ata” po përpiqen të na kontrollojnë, të eksperimentojnë ose të injektojnë mikroçipe”.

Disa njerëz i shohin rekomandimet në lidhje me COVID-19 si sulme ndaj lirisë së individit.

Në të njëjtën kohë, shumë që hedhin poshtë këshillat e ekspertëve po iu drejtohen ilaçeve të paprovuara dhe potencialisht të rrezikshme.

Si arritëm deri këtu?

Disa nga arsyet më të zakonshme se përse njerëzit kanë filluar të humbasin besimin tek ekspertët e shëndetit publik janë:

Politika – COVID-19 u bë shpejt një çështje politike në mbarë botën.

Mediat sociale – Keqinformimi i përhapur përmes mediave sociale është i shfrenuar dhe shumë prej tyre kanë qenë të lidhura me një numër të vogël njerëzish.

Pseudoekspertët – Shembujt përfshijnë radiologë dhe kardiologë, që edhe pse punojnë në fushën e mjekësisë, nuk janë të kualifikuar në virologji, eipemiologji dhe dinë pak rreth pandemisë.

Fitimi personal – Disa kanë përfituar financiarisht, politikisht ose duke përhapur qëllimisht informacione të rreme dhe duke hedhur poshtë këshillat e ekspertëve.

Mesazhet e ekspertëve të shëndetit publik për mbrojtjen nga COVID-19 kanë ndikuar gjithashtu tek besimi i njerëzve.

Për shembull, rekomandimet rreth mbajtjes së maskave ishin jokonsistente dhe kanë ndryshuar gjatë gjithë kohës.

Kjo ndodhi sepse në muajt e parë të pandemisë, askush nuk i kishte të gjitha përgjigjet.

Virusi që shkakton COVID-19 u zbulua vetëm 18 muaj më parë, dhe vaksinat janë në përdorim për më pak se një vit. Megjithatë, tashmë kemi një sasi të madhe të dhënash nga kërkimet dhe gjithashtu edhe përvojën e botës reale nga miliona njerëz.

Nëse nuk jeni një virolog, imunolog, epidemiolog ose ekspert i shëndetit publik, kërkimet tuaja nuk ka të ngjarë të ofrojë të dhëna më të besueshme sesa studimet e kryera.

Të mbështeteni tek ata që janë trajnuar në shkencë dhe karriera e të cilëve i është përkushtuar përmirësimit të shëndetit, është rruga më e sigurt për të mbrojtur shëndetin./AgroWeb.org