Pijet Natyrale Që Ju Sjellin Qetësinë Dhe Ju Vënë Në Gjumë

766 0

Në të gjithë artikujt e publikuar deri më tani për këtë çështje, AgroËeb.org ka ritheksuar rëndësinë e gjumit për organizmin dhe shëndetin në përgjithësi.

Stili i ngarkuar i jetesës ka krijuar shumë vështirësi në ditët e sotme për arritjen e një gjumi cilësor.

Ndaj, shpesh është e nevojshme të marrin ndihmë shtesë nëpërmjet kurave natyrale, tre prej të cilave i gjeni të shpjeguara më poshtë nga AgroWeb.org.

Lëngu i Vishnjes Me Vanilje

Ky lëng është një nga tonikët më të mirë për gjumin.

Vishnja është e pasur me melatoninë, hormone që rregullon ciklet e gjumit.

Vanilja është opsionale por ka një aromë qetësuese dhe ju vë shpejt në gjumë.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten

230 mililitra me lëng vishnjeje

Një pikë me ekstrakt vaniljeje

Pijeni lëngun në mëngjes dhe një orë përpara gjumit

Vaniljen mund ta hidhni vetëm në mbrëmje që në mëngjes të jeni më aktivë

Çaj Me Kamomil Dhe Lavandë

Ky çaj përmbledh në një filxhan dy bimë që promovojnë qetësinë dhe gjumin e mirë.

Kamomili ka efekt qetësues të ngjashëm me medikamentet e gjumit.

Ai e qetëson sistemin nervor dhe na ndihmon të bëjmë një gjumë më të qetë.

Lavanda nga ana tjetër ka një aromë shumë qetësuese dhe të vë në gjumë.

Për këtë çaj ju nevojiten

1 lugë çaji me gonxhe të thata lavandeje

1 lugë çaji me gonxhe të thata kamomili

Një gotë me ujë të nxehtë

Qumësht ose mjaltë sipas preferencës.

AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni ujin dhe më pas shtoni kamomilin dhe lavandën.

Mbajini në ujë për 10 deri në 15 minuta.

Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë ose qumësht sipas dëshirës.

Qumësht i Ngrohtë Me Mjaltë 

Qumështi është përdorur prej shekujsh për të nxitur gjumin e qetë.

Qumështi rrit temperaturën e brendshme të trupit, ju qetëson dhe ju bën të përgjumur.

Roli i qumështit është edhe psikologjik dhe na kthen pas në kohën e fëmijërisë kur gjumi nuk ishte aspak problem.

Mjalti nga ana tjetër rrit insulinës dhe rrit nivelin e hormoneve të gjumit.

Me konsumin e mjaltit, melatonina sinjalizon trurin se ka ardhur koha për gjumë.

Arrëmyshku nga ana tjetër nëse merret në sasi të vogla ndihmon në ardhjen e gjumit dhe qetësimin e organizmit.

Ngrohni një gotë me qumësht, shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe hidhni një majë luge çaji me arrëmyshk pluhur.

Pijeni këtë lëng 30 minuta përpara se të shtriheni për të fjetur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.