Pjekja, Hobi i Karantinës Që Po Ju Merr Në Qafë

255 0

Izolimi i gjatë në kushtet e shtëpisë për shkak të pandemisë së COVID-19 i ka kthyer njerëzit në master chief të kuzhinës.

Pandemia na ka detyruar të ndryshojmë pjesë të rëndësishme të stilit të jetesës por sipas një hipoteze të Nju Jork Tajms, këto ndryshime mundet të na kenë mbrojtur nga koronavirusi por edhe rritur predispozitat e infeksionit në të njëjtën kohë.

Disa prej ndikimeve të karantinës në mirëqenien tonë janë tepër negative.

Shëndeti ynë mendor është përkeqësuar, stresi është më i lartë, lëvizja më e pakët, ushqyerja më e madhe.

Pjekja, Mënyra Më e Preferuar e Gatimit Gjatë Karantinës

Recetat e bukës dhe të ëmbëlsirave kanë qenë më të kërkuarat gjatë pandemisë jo vetëm në AgroWeb.org por edhe në të gjithë rrjetet sociale.

Ky interes i lartë tregon se pjekja ka qenë dhe është mënyra më e preferuar e gatimit gjatë izolimit në shtëpi.

Duke qenë se në jetë ekuilibri është i një rëndësie jetësore, edhe pjekja e tepërt ka shumë aspekte negative për shëndetin.

Tingëllon e padëmshme por duke gatuar për shembull kek çdo ditë, ti dhe të afërmit e tu keni ndërmarrë pa dashje rrugën drejt ushqyerjes së tepërt.

Duke konsumuar më shumë produkte të pjekura, veçanërisht ëmbëlsira, në mënyrë të paevitueshme po rrisni prodhimin e sheqerit dhe miellit të përpunuar.

Kësisoj, shëndoshja, ngadalësimi i metabolizmit dhe inflamacioni janë të paevitueshme.

Dëmet Që Shkakton Hobi i Ri i Karantinës

Kur njerëzit hanë shumë sheqer, sistemi imunitar nënshtrohet dhe lejon inflamacionin në qeliza.

E njëjta gjë ndodh edhe me vajrat vegjetalë apo miellin e rafinuar të cilat kontribuojnë në zmadhimin e inflamacionit në trup.

Në këto kohë të rrezikshme, sistemi imunitar duhet të jetë në formë dhe jo i nënshtruar.

Ëmbëlsirat dhe të pjekurat në përgjithësi janë shumë tunduese veçanërisht nëse nuk kë gjë për të bërë gjithë ditën.

Kësisoj hobi i pjekjes së karantinës bëhet shumë i rrezikshëm.

Nëse qëllimi juaj është që të mbani imunitetin të fortë dhe të ulni rrezikun e infektimit me virusin COVID-19, atëherë sigurohuni të ushqeheni shëndetshëm me ushqime të cilat luftojnë inflamacionin dhe të kryeni aktivitet fizik./AgroWeb.org