Prilli Nis Me Rreshje Bore Dhe Shiu, Zonat e Prekura Dhe Kur Përmirësohet Moti

223 0

Kur pritej përmirësimi I kohës dhe rritja e temperaturave muaji prill ka nisur me rreshje bore. Mesa duket dimri nuk dorëzohet dhe sot në ditën e parë të muajt prill, verilindja e vendit është përfshirë nga reshjet e borës.

Sipas ATSH, reshjet e borës që kanë përfshirë zonat malore kanë zbritur deri në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit dhe trashësia e dëborës shkon nga 5 deri në 10 cm.

Dëbora ka shtruar në prefekturën e Kukësit, Tropojë, Has, prefekturën e Dibrës, Bulqizë, Mat si dhe Prefekturën e Shkodrës ku bora ka zbritur deri në lartësi të ulta, siç tregojnë dhe fotot.

Po ashtu dhe qarku i Korçës dhe Elbasanit janë përfshirë nga reshjet e borës.

Ulja e Temperaturave

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 03ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 12ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 04ºC.

Përmirësimi i Motit

Nga dita e nesërme ( e enjte) pritet një përmirësim i motit. Koha do të jetë e kthjellët dhe rrezet e diellit pritet të rikthehen sërisht.

Edhe në ditët në vijim, pritet që moti të jetë i qendrueshëm por me vranësira gjatë ditës së premte. Ndërsa në fundjavë pritet rikthim i rrezeve të diellit si dhe rritje graduale e temperaturave.

Edhe javës tjetër, pritet që moti të jetë i qendrueshëm.