Pse Supa e Pulës Është Zgjedhja Perfekte Kundër Të Ftohurës

572 0

Supa me mish pule është një nga më të mirat kundër të ftohurës.

Konsumimi i saj ofron qetësim pothuajse të menjëhershëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rolin e saktë të supës së pulës në mirëqenien e organizmit.

Studimet kanë treguar se një pjatë me supë të ngrohtë me mish pule jo vetëm që zhbllokon rrugët e frymëmarrjes por edhe zbut edhe simptomat e të ftohurës.

Magjia e Supës Me Mish Pule Kundër Të Ftohurës

Sekreti i suksesit të supës qëndron tek përbërësit e supës.

Duke qenë se sëmundja e dehidraton trupin, supa ofron ushqyesit e duhur që i mungojnë atij.

Nëse nuk e teproni me kripën dhe erëzat, këto të fundit ndihmojnë të ringjallin shqisat e shijes.

Gjatë të ftohurës, njeriu humbet shqisat e shijes, ndërkohë që kripa është e shkëlqyer për rikthimin e oreksit.

Për më tepër, mishi i pulës është shumë i pasur me triptofan.

Ky i fundit ndihmon organizmin të prodhojë serotoninë.

Ky hormon përmirëson humorin dhe ju bën të ndiheni më mirë.

Kjo është një nga arsyet më të forta përse supa është një ushqim ‘ngushëllues’ për ditë sëmundjesh.

Supa me mish pule mund të pasurohet edhe me makarona të imëta, të cilat ofrojnë karbohidrate.

Karbohidratet ju mbajnë të ngopur dhe të kënaqur.

Ato janë një burim i preferuar energjie për trupin ndaj nëpërmjet supës mund të luftoni plogështinë.

Supa mund të pasurohet edhe me karrota, selino dhe qepë.

Ato janë të pasura me vitaminat C dhe K por edhe antioksidantë dhe minerale.

Të gjitha këto ndihmojnë rimëkëmbjen e sistemit imunitar, luftojnë viruset dhe mundësojnë shërimin e shpejtë të organizmit.

Ekspertët thonë se thjesht avulli i supës së ngrohtë të mishit të pulës i bën mirë organizmit.

Avulli hap rrugët e frymëmarrjes dhe e bën atë më të lehtë.

Për më tepër, ai qetëson muskujt dhe ndikon fort kundër inflamacionit.

Mënyra e Përgatitjes

Mënyrat e përgatitjes së supës së pulës janë të shumta.

Megjithatë në rastet e gripit, të ftohurës dhe virozave, mjafton të zjeni pulën me pak kripë dhe në lëngun e saj të shtoni perimet që preferoni por edhe makarona të vogla oriz pak oriz.

Lërini të ziejnë derisa të zbuten.

Supa duhet të jetë e lëngshme dhe për më shumë efekt i shtohet lëng limoni dhe selino, apo edhe erëza të tjera sipas dëshirës.

Konsumohet e ngrohtë. /AgroWeb.org