Receta e Përsosur e Përgatitjes së Kompostos së Kumbullës në Shtëpi

2.3k 0

Kompostoja është një traditë mjaft e hershme shqiptare. Ajo përbën mënyrën më popullore për të ruajtur ose shtuar vlerat e frutave.

Përgatitja e kompostos është mjaft e thjeshtë. Duhet ujë, pak sheqer dhe fruta.

Në vendin tonë, kompostoja më popullore është ajo e kumbullës, por tradita jonë nuk është e kufizuar vetëm tek kumbulla.

Molla, dardha, rrushi, portokalli, qershitë, shegët, petalet e trëndafilit e të tjera përdoren gjërësisht si komposto.

Ajo mund të shërbehet si lëng freskues ndërkohë që mund të ofrohet edhe si ëmbëlsirë.

Mjalti dhe frutat së bashku janë shumë më të shëndetshme për ju se sa ëmbëlsirat, akulloret, apo lëngjet e gazuara.

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e frutave dhe të mjaltit tek kompostoja është që pas proçesit të zierjes, të lejoni lëngun të ftohet për minimalisht një orë.

Lexoni më poshtë recetën e re të sugjeruar nga Agroweb.org për komposton e kumbullave të shtypura.

Përbërësit

-1 kg kumbulla të freskëta ose të thata
– 1 gotë uji me sheqer, mundësisht kaf pasi është më i shëndetshëm
– 2 l ujë

Përgatitja

Lani kumbullat, dhe pasi t’u keni hequr bishtat hidhini në një tenxhere, ashtu të plota, shtoni ujin e nevojitur dhe vendosini në zjarr derisa të nisë të marrë valë.

Kur të kenë zjerë, do t’i kaloni në një kullorëse kuzhine dhe me ndihmën e një luge do t’i shtypni. Në kullorëse do të ngelet vetëm lëkura dhe berthamat e kumbullave.

Këtë masë kalojeni përsëri në tenxhere dhe vendoseni në zjarr, shtoni sheqerin dhe lëreni që të zjejë dhe një herë.

Më pas largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet, pastaj kalojeni në enë qelqi.

Kompostoja e përgatitur në këtë mënyrë do të jetë më e plotë dhe me një shije akoma dhe më të fortë.

Pasi të mos jetë më e nxehtë e fusni në figorifer. Komposton mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë.

Vlerat për shëndetin

Vlerat shëndetësore të kompostos variojnë kryesisht nga vlerat e mjaltit të shtuar dhe frutave të përzgjedhura.

Zakonisht 280 gramë komposto kanë 344 kalori, 80 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina dhe 9 gramë fibër.

Shumica e këtyre vlerave ushqimore vijnë nga frutat dhe një pjesë tjetër nga mjalti apo ëmbëlsuesit e tjerë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumimi i të paktën 225 gramë karbohidrate dhe 50 gramë proteinë në ditë përshpejton riparimin e indeve dhe ofron energji.

Me komposton, konsumoni sasi të konsiderushme vitaminë A, 67 miligramë potas, kalcium, folat magnez, hekur dhe vitaminë C.

Vitamina A është e këshillueshme për shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave por edhe për funksionimin normal të sistemit të frymëmarrjes.

Ndërkohë, doza e rekomanduar ditore e kaliumit është 470 miligramë. Ai ul tensionin e gjakut dhe e mban sistemin tuaj imunitar të fortë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.