Rozmarina – Vlerat e Aromës Më të Përhapur Shqiptare

3.1k 0

Ajo duket si një lule e vogël pranvere me një erë fantastike, aromë pishash dhe shije të fortë.

Po flasim për rozmarinën, një bimë pa të cilën të paktën gjysma e gatimeve nuk do të kishin të njëjtin kuptim.

Rozmarinën për fat të mirë e gjejmë gjatë gjithë vitit dhe është bima medicinale dhe aromatike më e lehtë për t’u gjetur në Shqipëri.

Rozmarina e ka origjinën nga Mesdheu. Për më tepër, ajo është pjesë e traditës dhe historisë së Shqipërisë. Përvec aromës dhe shijes, rozmarina është përdorur në mjekësi për shekuj me rradhë.

Populariteti i rozmarinës vjen nga idea që rozmarina stimulon dhe forcon kujtesën. Në Greqinë e lashtë, studentet vendosnin rrënjë rozmarine në varrin e të dashurve të tyre, si një simbol përkujtimi.

Vaji i Rozmarinës u prodhua për herë të parë në shekullin e katërmbëdhjetë. Prej andej u transformua në parfumin ‘Mbretëreshën e Hungarisë’, i cili ishte më popullori i kohës.

Në kohët moderne, njerëzimi fokusohet më shumë tek përbërësit shëndetësorë të rozmarinës.

Era e mrekullueshme e rozmarinës të bën të mendosh për një ushqim të shijshëm, por përfitimet që vijnë nga rozmarina shkojnë përtej kuzhinës.

Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen.

Rozmarina ka përbërë anti inflamatorë të nevojshëm për të luftuar azmën.

Për më tepër, rozmarina shton furnizimin me gjak të trurit dhe kokës dhe si rrjedhojë ndihmon me përqendrimin.

Rozmarina është një burim i mirë i vitaminës A. Nuk duhet të habiteni nëse aroma dhe shija e kësaj bime që rrisin kujtesën është e vështirë të të hiqet nga mendja.

Ajo të sjell ndër mend detin dhe pyllin, por edhe një pjatë të mirë e të shijshme.

Kurdo që të jetë e mundur, zgjidhni rozmarinë të freskët, sepse ajo është më superiore se rozmarina e thatë.

Rozmarina e freskët duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe të mos ketë pika të verdha apo të errëta!

Rozmarina e freskët duhet të ruhet në frigorifer e paketuar në një copë të lagësht.

Rozmarinën mund ta ruash edhe në kubikët e akullit, ose me ujë ose me vaj ulliri dhe ta përdorësh në gatim.

Rozmarina e thatë duhet të ruhet e mbyllur në një vend të freskët, të thatë dhe të errët dhe mund të qëndrojë e mirë për gjashtë muaj.

Rozmarina mund të përdoret edhe si vaj për të shëruar irritimet e lëkurës si ekzema ose problemet e kockave. Ajo shëron plagët dhe nxirjet e jashtme.

Vaji i rozmarinës lehtëson dhimbjet e një stomaku të lënduar, por gratë shtatzëna nuk këshillohet ta përdorin atë.

Ideale do të ishte ta rrisnit bimën në ballkonin tuaj, pasi kërkon kujdes shumë më pak se çdo lule apo bimë tjetër./AgroWeb.org