Rreshje Pa Pushim dhe Përmbytje Gjatë Natës – Zonat Më Të Prekura

462 0

Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Meteorologjik, Meteoalb ka paralajmëruar se një pjesë e territorit të vendit pas mesnate do të përfshihet nga rreshjet intensive të shiut deri në orët e para të mëngjesit ku shumë zona rrezikohen nga përmbytjet.

Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb bën me dije se zonat e prekura përfshijnë ato jugore dhe juglindore të vendit kryesisht, Qarku i Korçës, Beratit dhe Vlorës.

Reagimi i Meteoalb

“Moti sonte: pas mesnatës pritet përmirësim i motit në Veri dhe zonat Qendrore POR në Jug-Juglindje, reshjet bëhen intensive dhe vijojnë deri mëngjesin e nesërm ku shfaqet RREZIKU i përmbytjeve. Mesdita dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve edhe nga zonat Jugore. Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat vijojnë të ulen edhe nesër duke shënuar në mëngjes rreth 7°C në zonat malore ndërsa mesdita do shënojë deri 24°C; edhe fundjava mbetet e freskët” thuhet në reagimin e Meteoalb.

Luhatjet e Motit

Luhatjet e forta të motit vijnë edhe si pasojë e efekteve të Uraganit kërcënues, me emrin Lorenzo që po vjen drejt Evropës pritet të kalojë afër Portugalisë, duke sjellë rryma uji kërcënuese dhe erërat deri në 100 mph, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve në SH.B.A.

Valët deri në 25 metra gjithashtu mund të shiheshin rreth pjesëve të arkipelagut portugez gjatë kësaj kohe, tha shërbimi meteorologjik i Portugalisë, ndërsa shkollat gjithashtu janë vendosur të mbyllen raporton Top Channel.

Vendet më të prekura

Uragani mendohet se më pas mund të dobësohet në një stuhi ekstratropike ndërsa lëviz në veri në trajektoren e saj drejt Irlandës dhe Anglisë, ku ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Uragani Lorenzo theu rekorde gjatë fundjavës pasi u ngrit në një stuhi të Kategorisë 5, për të cilën Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA thotë se është më e forta për veriun dhe lindjen në Oqeanin Atlantik.

Që nga ajo kohë ka rënë në një Kategori 2, por ka akoma ndikim kërcënues./AgroWeb.org