Sallata Jeshile e Bërdicës – Vlerat Shëndetësore të Varietetit Shqiptar

1.3k 0

Sallata jeshile u kultivua për herë të parë në Egjipt, dhe më pas në Romën e lashtë. Mbase  është e panjohur por ajo është përdorur rregullisht për të trajtuar çrregullimet e tensionit të gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe sistemin tretës në përgjithësi.

Madje në variantin e saj të tharë falë klorofilit, sallata jeshile përdoret për qetësim, çlirim të rrugëve të frymëmarrjes dhe kundër kontraktimeve muskulore.

Shqipëria është një vend ku rriten të gjitha kultivarët e sallatës jeshile.

Zonat më të njohura për kultivimin e sallatës janë Lushnja dhe Divjaka, por atë mund ta gjeni edhe në zonën e Alpeve.

Aty, specia Lattuca sativa L. njihet edhe me emrin “Sallata e Bërdicës”, nga edhe ka ardhur.

Kultivohet për më se 40-50 vjet, në Berdicë të Shkodrës, fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

Aktualisht zë rreth 20-25 % të sipërfaqes së sallatës që mbillet në zonë, duke qenë kështu kultivar i rrallë.

Kushtet e kultivimit

Mbillet në ngastra tarraca të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Formon kokë të madhe të ngjeshur. Ka gjethe të mëdha, të rrudhosura e me anë të dhëmbëzuara, me ngjyrë jeshile të hapur.

Farat mbillen gjatë muajit Mars dhe Prilli. Fidanët në fushë në fillim të Majit. Prodhimi fillon në mes të Qershorit. Për prodhim gjatë gjithë verës, sallata mbillet në disa duar; çdo 25-30 ditë.

Vlerat shëndetësore të sallatës jeshile:

Lufton inflamacionin

Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit që shkaktohet nga biokatalistët dhe disa substanca të njohura si karragenan dhe lipoksigen. Sallata jeshile ndihmon duke i mbajtur këto substanca nën kontroll.

Është hidratuese

Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.

Pastron organizmin

Antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrët  prej tyre.

Ul kolesterolin

Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme./AgroWeb.org