Shënohet Viktima e Dytë Në Vend Nga Virusi COVID-19

371 0

Vetëm pak momente më parë Minsitria e Shëndetësisë publikoi njoftimin e ri në lidhje me gjendjen e pacientëve të prekur me COVID-19.

Njoftimi konfirmon viktimën e dytë të shënuar prej koronavirusin në vendin tonë.

Bëhet fjalë për pacientin 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe gjendej në terapi intensive.

Sipas të dhënave të mjekëve të cilët e kanë trajtuar, pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Insuficenca kardiake, edema pulmonare dhe insuficenca renale kanë vashtirësuar gjendjen e tij.

Ky rast e çon shifrën e viktimave nga COVID-19 në 2, pas rastit të zonjës 73-vjeçare që ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për zbatim të masave të përcaktuara nga OBSH, ISHP dhe mjekët infeksionist.

Tanimë rregullat janë një domosdoshmëri, deklarojnë mjekët, për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes me higjienën e tyre, të shmangin kontaktet e ngushta me persona të tjerë nëse ndjejnë simptoma.

Gjithashtu një thirrje shkon edhe pë rata që kanë udhëtuar së fundmi nga vendet e prekura, që të tregohen të sinqertë me historinë e udhëtimit.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe distancimi social i cili nuk lejon përhapjen e virusit COVID-19 tek persona të tjerë./AgroWeb.org