Shënohen Dy Viktima Nga COVID-19 Në Shqipëri – Thirrja e Mjekëve

359 0

 

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Pak momente më parë njoftuan edhe vdekjen e një tjetër pacienti.

Sipas ministrise se Shendetesise, pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

“43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”- njofton ministria.

Zyrtare
COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 43-vjeçar, viktima e 4 me COVID-19

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Ndërkohë mjeku Tritan Kalo ka publikuar edhe një thirrje për të gjithë qytetarët:

Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domozdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19…..NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social….Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!/AgroWeb.org