COVID-19 Shënon Shifrat më të Ulta që nga Fillimi i Epidemisë – Flasin Ekspertët

384 0

Pandemia COVID19 tashmë është një realitet që ka përfshirë botën që prej fillimit të Janarit dhe duket se do të zgjasë edhe për disa kohë.

Megjithatë në vendin tonë ditën e sotëme rezultatet e testimeve kanë treguar një panoramë më pozitive të situatës.

Sipas të dhënave nga ekspertët e ISHP, kjo javë ka shënuar përqindjen  më të ulët të rasteve pozitive që nga shpërthimi i epidemisë COVID në Shqipëri.

Kjo përqindje prej disa ditësh është e qëndrueshme dhe rastet e reja të konfirmuara me COVID-19 janë në rënie në të gjithë vendin.

Çfarë po ndodh sot

Në komunikimin e përditëshëm me publikun të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Eugena Tomini nga ISHP, tha se në vend deri më tani janë konfirmuar 803 të infektuar pozitivë me koronavirus me rreth 5300 të testuar gjithsej.

Ditën e sotëme në vend janë shënuar vetëm 8 raste të reja nga 140 testime të kryeranga ISHP.

Këto raste infektimi ndahen mes Tiranës me 5 raste, Elbasanit me 2 raste dhe Durrësit me 1 rast.

Nga të gjithë të infektuarit rreth 68% e tyre konsiderohen si të shëruar dhe jashtë rrezikut të COVID-19.

Pjesa tjetër e të infektuarvesipas Ministrisë së Shëndetësisë, po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë dhe nuk shfaqin asnjë kompikacion për shëndetin, por vazhdojnë karantinën në shtëpi.

Situata në spitale

Në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin e infektivit janë shtruar vetëm 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Virusi COVID-19 ka shkaktuar 31 viktima në vendin tonë teksa masa të izolimit të karantinimit vazhdojnë të jenë në fuqi.

Situata në të gjithë botën paraqitet me 3,5 milionë të infektuar gjithsej ku 1,1 milionë prej tyre janë shëruar plotësisht dhe rreth 240 mijë persona kanë humbur jetën./AgroWeb.org