Shijet e Preferuara të Nënë Terezës

587 0

Emri i saj ka lënë në mendjet e miliona njerëzve shijen e dashurisë dhe mirësisë.

Shqiptarja më e njohur në botë për bamirësitë e saj, Nënë Tereza apo Shën Tereza, ia kushtoi jetën të varfërve duke shërbyer në ndihmë të tyre.

Ajo jetoi nën një vet disiplinë të rreptë dedikuar ndihmës së të varfërve në botë duke braktisur dëshirat që rriten brenda shpirtit dhe mendjes së çdo njeriu mbi jetën e tij.

Një jetë dedikuar të varfërve

Bashkëpunëtorët më të afërt të saj tregojnë se si Nënë Tereza zgjodhi të bënte një jetë të thjeshtë, të përulur në përpjekje të pandalshme për të luftuar urinë dhe varfërinë.

Këshilltari i Ligjor i Nënë Terezës për 12 vjet, Jim Towey, të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se edhe ndaj ushqimit, ajo tregonte thjeshtësi absolute duke konsumuar të njëjtat pjata që u ofroheshin të varfërve në kampet e ndihmës ku ajo shërbente.

Por pavarësisht devotshmërisë së saj sublime, pavarësisht dedikimit për të shërbyer, Nënë Tereza ishte njeri human si të gjithë ne të tjerët.

Disa detaje të vogla 

Në një intervistë për mediat, këshilltari i saj Towey tregon disa detaje të vogla mbi shijet e preferuara të saj, të cilat, ndihmëset e saj ia përgatisnin kur ajo ishte sëmurë.

Nga këto ushqime, Towey veçon akullore me çokollatë ashtu si edhe biskotat e ëmbla të përgatitura me sodë.

“E di se motrat në Indi, kur Nënë Tereza sëmurej kujdeseshin që të përgatisnin për të disa nga ushqimet e saj të preferuara. Asaj i pëlqenin karamelet.

I pëlqenin akulloret me çokollatë. Ajo që e bënte atë një njeri të bukur është fakti se ajo ishte njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë.

Ajo dashuronte jetën ashtu si edhe ushqimin, por këto dëshira të vogla të saj ishin thjeshtë në perspektivë dhe nuk ishin pjesë e jetës së saj të zakonshme.

Si një njeri i disiplinuar ajo i nënshtrohej të njëjtit regjim ushqimor ashtu si edhe motrat e tjera, edhe kur ishte në të 80-at ajo vijoi po të njëjtat rregulla.

Edhe pas problemeve shëndetësore që pati si ataku në zemër, apo ndërhyrjet operacionale ajo dëshironte të ndiqte të njëjtat rregulla që edhe motrat ndiqnin.

Ajo ishte një njeri i shumë displinuar por unë e di se herë pas here pasi Nënë Tereza sëmurej motrat përgatisnin për të disa gatime të mira indiane ashtu si edhe biskota me sodë gjithashtu. Ajo gëzohej kur motrat ia ofronin.” shprehet këshilltari i Nënë Terezës./AgroWeb.org