Shqipëria Po Shkon Drejt Imunitetit Të Tufës, Sa Kohë Do Të Zgjasë?

374 0

Imuniteti ndaj Covid-19 do fitohet gradualisht në mënyrë progresive, teksa zgjerimi i rrezes së infeksionit do të ulë në mënyrë graduale forcën e Covid. Sa mund të zgjasë kjo periudhë? Pse duhet të mendojmë pozitivisht…

Megjithëse Covid-19, Corona është një virus i cili po bashkëjeton me ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do ta fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale.

Sigurisht ndërgjegjësimi social duket se po i jep frytet e veta, duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Megjithëse violenca e covid-19 deri diku është dekrementuar, normalisht kjo nuk është e prerë me thikë pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus.

Suedia një nga vendet më të zhvilluara të Europës arriti të bëjë “over-pass” (ta kapërcejë) pikun e valës së parë, duke mos pritur fronte të tjera valësh Covid-19.

Në rastin e shtetit me standardin më të lartë në Europë “Suedia”

Evitimi i karantinës dhe infektimi në masë i popullsisë, pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që tashmë popullsia suedeze të fitojë imunitetin pothuajse të plotë të këtij virusi.

Sigurisht Infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete të pakta, pikërisht persona të cilët vuajnë nga sëmundje adicionale të rënda si sëmundje e Leucemisë, Kolesteroli i lartë në gjak, sëmundje pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë apo sëmundje tumorale ose metastazike, hipertension shumë të lartë etj.

Sa zgjat fitimi i imunitetit të tufës

Sipas Analizës së Inxhinierisë Bio-Fizike dhe inxhinierisë Biomjekësore, zgjerimi i rrezes së infeksionit do të thotë një ulje të potencialitetit të bio-gjenezës së Virusit për vetë faktin se Bio-Gjeneza e Covid-19 dobësohet gradualisht si rezultati i sistemit tonë imunitar (Qelizat Limfatike, Antikorpet dhe Qelizat T / Anti trupat). Dhe në këtë mënyrë, ne fitojmë një imunizim gradual progresiv ndaj Covid-19.

Sigurisht zbulimi i vaksinës mund të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme situatën e pandemisë.

Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore si Aspiratorët dhe Oksigjenatorët duke evituar përdorimin e Respiratorëve me modën me emergjente siç është faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin e emërtuar “Intubimi Endotrakeal”.

Sa zgjat?

Sa kohë do të duhet të arrihet imuniteti i tufës? Koncepti i kohës është relativ dhe imuniteti mund të  fitohet për  5 muaj, 6,  7 muaj, 1 vit. Në varësi të faktit se ku del vaksina, kjo mund të jetë edhe më e shpejtë. E rëndësishme është të theksojmë se Imuniteti ndaj Covid-19 do fitohet gradualisht në mënyrë progresive, teksa zgjerimi i rrezes së infeksionit do të ulë në mënyrë graduale forcën e Covid.

Mendoni pozitivisht

Sigurisht do desha t’i jepja një mesazh të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat në ambiente të ngarkuara me qytetarë dhe sidomos në ambient të mbyllura dhe gjithashtu distancimi social 1.5 -2 m dhe gjithashtu përdorimi i maskave në vende të mbyllura kryesisht.

Gjithashtu një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm dhe jo i tepruar është një mënyrë dietike e shëndetshme që të mbrojnë organizmin e tyre.

-Evitimi i pijeve alkoolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme apo eliminimi i ushqimeve të cilët përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripë apo yndyrë duhen shmangur.

Gjithashtu, teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera-herës siç është frymë-shkëmbim i thellë, pra inspirim maksimal – mbajtje e oksigjenit në pulmone 10 sekonda dhe më pas ekspirim maksimal do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me një cikël prej 5 herësh.

Ushtrimi Sportiv i pulmoneve (Mushkërive)

  • Inspirim maksimal (Frymë-marrje e thellë)
  • Mbajtje e frymës 10 sekonda
  • Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë)/Burimi:Monitor