Si Mund Të Përfitojnë Fermerët Mbështetje Financiare Për Kultivimin e Bimëve Mjekësore

386 0

Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës.

Këtu futen edhe ato aromatiket apo mjekësoret që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj.

Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë të cilat AgroWeb.org jua tregon mëposhtë.

Qindra hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, e bëjnë Shqipërinë vend lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor, dukë përbërë 19% të eksporteve totale të vendit.

Mbështetja për zhvillimin e bizneseve për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike ka ardhur edhe nga programet e institucioneve qeveritare.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky sektor shihet me potencial të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe ekonominë e vendit.

Por konkretisht cili është program që do të ndiqet për prodhimin e tyre.

Skema kombëtare e mbështetjes 2020, subvencionon fermerët që do të mbjellin bime mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 lekë për hektar.

Por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000 lekë.

CIlët Janë Kriteret e Pranimit?

Udhëzimi që shoqëron skemën kombëtare të mbështetjes, përcakton se, sipërfaqja e mbjellë:

1-            për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha,

2-            për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm,

3-            për SHBB-të, jo më pak se 5 ha.

Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.