Gjalpi i Freskët – Si ta Përgatisni në Shtëpi

4.6k 0

Gjalpi i bërë në shtëpi është pa asnjë dyshim alternativa më e mirë dhe më e shijshme se çdo lloj gjalpi tjetër.

Një masë e butë, thuajse e mëndafshtë, bardhoshe e shkrifët dhe e shijshme të bën të harrosh çdo ushqim tjetër.

Nëse nuk e keni provuar atëherë koha është tani.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org dy mënyrat se si mund ta prodhoni gjalpin në shtëpi.

Mënyra e parë

Mënyra e parë ka të bëjë me një punë të mirëfilltë krahu e cila rezulton në një masë gjalpi që s’ka të përshkruar.

Përgatitja e gjalpit kërkon një punë të mirëfilltë përgatitore.

Ajo ka të bëjë me mbledhjen e ajkës së qumështit sa herë që e zieni atë për ta bërë kos.

Në harkun kohor të një muaji ju dalëngadalë mund të mblidhi rreth 500 gramë ajkë të cilën duhet ta ruani në zonën e ngrirjes.

Një ditë përpara përpunimit të ajkës, nxirreni enën e qelqit ku e keni ruajtur atë dhe lëreni të shkrihet në mënyrë natyrale.

Pasi të jetë shkrirë hidheni në një kavanoz qelqi dy litërsh, shtoni një litër ujë të ngrohtë.

Tani fillon puna më e vështirë: kavanozi duhet tundur rregullisht për rreth një orë.

Kavanozi duhet tundur në mënyrë të rregullt dhe ngadalë.

Ajo që ndodh në këtë rast është shpërthimi, përplasja dhe bashkimi i molekulave të yndyrës

Kështu krijohet një shtresë gjalpi që ndahet nga qumështi.

Me kalimin e minutave do të vini re se zhurma e valëzimeve të ujit dhe ajkës do të ndryshojë.

Gurgullima do të sinjalizojë formimin e topthave të vegjël të gjalpit që më vonë do të bashkohen në një grumbull të madh.

Pasi gjalpi të jetë formuar, ruajeni në një enë qelëi të mbushur me ujë të pastër.

Sipas preferencës mund t’i shtoni kripë ose jo.

Mënyra e dytë 

Mënyra e dytë ka të bëjë më shumë me përdorimin e pajisjeve të ndryshme siç është mikseri.

Hidhni një ose dy filxhanë me ajkë qumështi në mikser dhe përpunojeni në një shpejtësi mesatare dhe të qëndrueshme.

Me dy filxhanë ajkë do të nxirrni 100 gramë gjalpë.

Masa do të trashet dhe do të çlirojë copat e gjalpit që gjithësesi vazhdojnë të mbeten të integruara në ajkë.

Në rrotullimin e fundit gjalpi dhe qumështi do të ndahen plotësisht.

I gjithë ky proces zgjat 5 minuta.

Qumështin e mbetur ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Gjalpin shpërlajeni me ujë të bollshëm dhe vendoseni në një enë të mbushur me ujë shumë të ftohtë.

Masën e gjalpit përpunojeni me duar që të nxirrni prej tij të gjithë qumështin e mbetur.

Këtë mund t’ju duhet ta bëni 6-7 herë deri sa ajo që mbetet të jetë tërësisht gjalpë.

Sipas dëshirës mund të shtoni kripë, hudhër të grirë hollë ose majdanoz.

Gjalpi i bërë në shtëpi nuk zgjat shumë sepse nuk ka substance shtesë.

Nëse e ruani në temperaturë ambienti pa ujë do të prishet shpejt.

Nëse e ruani në frigorifer do të zgjasë më gjatë.

Gjalpi i freskët shkon shumë në mëngjes me një fetë bukë të thekur e një gotë çaj mali./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.