Si të Ruani Freskinë e Qumështit Gjatë Verës Në Dy Hapa të Thjeshtë

1.7k 0

Qumështi mund të themi që për nga rëndësia shkon baraz me ujin.

Është i pranishëm në çdo shtëpi dhe konsumohet e përdoret në çdo orë të ditës.

Qoftë si pije ashtu edhe brenda në gatime, qumështi nuk mungon kurrë.

Shumë natyral dhe i shëndetëshëm, gjatë periudhës së verës mbajtja e tij në kushte të freskëta për një kohë të gjatë mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Sidomos kur keni sasi të mëdha qumështi në shtëpi kujdesi që të mos prishet është gjithnjë i vështirë dhe stresues.

Për këtë arsye AgroWeb.org ju tregon se si të arrini t’a mbani qumështin të freskët me disa hapa të thjeshtë.

Si të mbani qumështin të freskët

Mënyra më e mirë për të mbajtur qumështin të freskët është sigurisht t’a ruani atë në frigorifer.

Gjithsesi edhe kjo kjo një kelçkë të vogël që AgroWeb.org e zbulon për ju sot.

Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, tue cilëve u referohet AgroWeb.org qumështi duhet të qëndrojë gjithnjë në temperature të ftohtë.

Sa më afër zeros të jetë kjo temperaturë, aq më i freskët ai do të qëndrojë për të kohë të gjatë.

Ekspertët e sigurisë ushqimore thonë se, problemi i freskisë së këtij produkti mund të zgjidhet në temperature të ulta afër ngrirjes.

Këtu flasim për temperatura që shkojnë nga 0 deri në 4 gradë Celsius.

Ajri i freskët ndihmon që ky produkt të mos prishet dhe të qëndrojë në gjendje të mirë për kohë të gjatë.

A futet qumështi në ngrirje?

Nëse ju gjenden sasi të mëdha qumështi mënyra më e mirë për t’a ruajtur atë është në ngrirje.

Për t’a bërë këtë kujdesuni që të hiqni nga çdo shishe apo kuti, një gotë qumësht para se t’a fusni atë në ngrirje.

Kjo sepse qumështi ka tendencë të zmadhojë dendësinë dhe përbërjen e tij gjatë proçesit të ngirjes.

Kështu për të shmangur dëmtime të shishes apo kartonit dhe një rrëmuje të madhe në frigoriferin tuaj ndiqni këshillat e mësipërme.

Ku nuk duhet mbajtur kurrë qumështi

Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim dhe nëse jeni njëri prej tyre, është momenti t’a rregulloni menjëherë.

Sipas rregullave të sigurisë ushqimore, mbajtja e qumështit tek dera e frigoriferit bën që ai të prishet më shpejt.

Kjo ndodh sepse gjatë proçesit të hapjes dhe të mbylljes së derës në të do kalojnë rryma ajri të ngrohta.

Rryma të cilat ndikojnë cilësinë e qumështit tuaj.

Në stinën e nxehtë të verës ky problem është shumë herë më konstant.

Kjo pasi temperaturat rriten dhe ushqimet kanë tendencën të prishen më shpejt.

Në vend të kësaj metode futeni qumështin tuaj në pjesën e brendëshme të frigoriferit tuaj.

Zgjidhni pjesën ku freskia është më e madhe.

Pra, sa më shumë ajër i freskët aq më jetëgjatë do të jetë shishja juaj e qumështit./AgroWeb.org