Si të zgjidhni ushqimet që ju bëjnë të jetoni më gjatë

289 0

Shëndeti dhe mirëqenia është një nga çështjet më të diskutuara sot, jo vetëm në rrjetet sociale por nga revistat më në zë të shëndetit në botë. Të gjithë tani po flasin për një fenomen të njohur si të ngrënit e pastër. Një shprehje me kuptim të gjërë por që në të vërtetë përshkruan diçka shumë të thjeshtë.

Të ngrënit e pastër ka të bëjë me të qenit të përqendruar dhe të angazhuar në ushqimin që konsumoni dhe mbi të gjitha mbi produktet natyrale, që nuk janë të përpunuar, artificialë dhe me kimikate.

Ushqime të tilla ‘të pastra’ janë natyralisht më të shëndetshme. Ato janë të pastra nga aditivët e shtuar dhe plot me vlera të pamanipulueshme.

Ushqimet ‘jo natyrale’ janë ushqimet e përpunuara, dhe që nuk identifikohen lehtësisht. Përpunimi është një proçes shumë kompleks dhe atë mund ta dalloni kur bini ndesh me:

– Ushqime me përbërës, emrat e të cilave nuk i shqiptoni dot.

– Ushqime që kanë shtesa të sheqerit, kripës, yndyrnave e të tjerë të cilat shërbejnë për shumëfishimin e panevojshëm të shijes së një produkti të caktuar.

– Ushqime, forma e të cilave ka ndryshuar. Për shembull, shtypja e domateve për salcë, buka e përpunuar me embrion gruri, ose fasule të ziera në avull dhe më pas të konservuara.

Kujdes: Përpunimi i një ushqimi nuk është gjithnjë i gabuar. Ndonjëherë, përpunimi na ndihmon të pastrojmë, menaxhojmë ose magazinojmë ushqimet që ne blejmë. Mund të përmendim: ngrirjen e frutave të pyllit, konservimin e frutave ose gatimin e brokolit me avull. Edhe nëse e bën këtë brokoli mbetet brokoli dhe frutat mbeten fruta.

Nëse dëshironi të provoni të ngrënit e pastër, duhet të dini që përpunimi nuk është mëkati më i tmerrshëm. Thjesht ju sugjerojmë që të tregoni kujdes për ushqimet që janë tejet të përpunuara, që zakonisht qëndrojnë tek zona e ushqimeve të ngrira në një supermarket. Këto produkte janë të zhveshura nga ushqyesit natyralë dhe të mbushura me kimikate që shkaktojnë kancer, probleme me infertilitetin dhe shëndetin në përgjithësi.

AgroWeb.org ju këshillon të tregoni kujdes me produkte që në paketim lexojnë “të pasura me vitamina” ose “pa sheqer”. Çuditërisht produkte të tilla janë të mbushura me variante kimike të sheqernave natyralë.

Si të hani pastër dhe thjeshtë

– Hani shumë fruta dhe perime të freskëta. Konsumojini ato sa më pranë formës dhe gjendjes së tyre natyrale. Në këtë mënyrë, ju do të merrni prej tyre më të mirën e mundshme pa rreziqet e shtuara.
– Blini ushqime që nuk kanë vështirësi të përshkruhen. Nëse lexoni etiketën e një ushqimi dhe ka një listë tepër të gjatë përbërësish, më mirë mos e ha. Ajo që po blen do të jetë një produkt që do t’ju japë ndjesinë e rreme të ngopjes, por do të derdhë para në xhepat e kompanive që nuk e kanë mendjen tek shëndeti juaj. Zgjidhni gjithnjë produkte të freskëta.
– Përpiquni të mësoni për cilësitë e ushqimeve dhe hani në bazë të këtij kriteri. Të gjithë ushqimet natyrale kanë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj. Kërkoni kalcium dhe hekur tek produktet e gjelbëra siç janë kale ose brokoli. Zgjidhni vitaminën A tek karrotat. Këto janë produktet e duhura që duhet të hani.
– Shmangni ushqimet e përpunuara. Mund të jeni tolerantë ndaj ushqimeve që janë tërësisht të ngrira, të konservuara, të cilat kanë një listë përbërësish që mund ta kuptoni dhe besoni. Nuk ka asgjë të gabuar nëse blini gjysëm kungulli të ngrirë. Por pitet e bëra vetë krahasuar me pitet e paketuara që shiten në market kanë shumë ndryshim. Një tjetër shembull është peshku ton. Toni i paketuar nuk të dëmton, por përpiquni të konsumoni peshk të freskët sa herë të mundeni. Mbi të gjitha, tregoni kujdes me etiketat./AgroWeb.org