Situata e COVID19 – Më Shumë se 340 mijë të Infektuar

343 0

Koronavirusi COVID-19 vazhdon të infektojë njerëz anembanë globit.
Nuk ka rëndësi mosha, gjinia apo vendi ku jeton ku virus mund të prekë këdo.

Këtë ka shpjeguar edhe dy ditë më parë kreu i OBSH, Tedros në një dekkaratë për mediat.

Kërkoj solidaritet nga moshat e reja dhe nga kushdo theksoi ai, sepse vetëm kështu mund ta mundim këtë virus.

Megjithëse izolimi në një pjesë të vendeve vazhdon prej disa javës ritmi i virusit nuk është ndalur.

Çfare po ndodh në botë

Ditën e sotëme buletini i fundit i publikuar me shifrat e të prekurve me COVID-19 tregon se numërohen rreth 341,390 raste në botë.
Vlen të përmendet se kjo shifër është një përllogaritje e të gjithë të infektuarve që nga Janari 2020, pasi sot vetëm 227,604 prej tyre janë raste aktive.
Nga këta 95% e pacientëve janë në gjendje shëndetësore mesatare dhe vetëm 5% janë në gjendje kritike në terapi intensive.
Në të gjithë botën janë shëruar 99.040 raste, dhe deri në këto momente janë shënuar 14.746 humbje jete.

Sipas të dhënave vendi më i prekur pas Kinës ku dhe shpërtheu virusi është Italia me 59,134 të infektuar.
Italia ditët e fundit ka përjetuar një valë të fortë të përhapjes së këtij virusi, si me shtimin e rasteve ashtu edhe në humbje jetësh.

Shqipëria nga ana tjetër dy javë pas zbulimit të rastit të parë të infektuar numëron 89 raste, 2 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 kanë ndërruar jetë.

Koronavirusi COVID-19 ka prekur 192 shtete dhe territore të të gjith globit duke ngrirë pjesën më të madhe të aktiviteteve në këto vende.

Çfarë mund të bëni

Siç edhe eskspertët kanë shpjeguar më parë është e rëndësishme të respektoni masat e përcaktuar pë të mundur virusin.
Ekspertët e OBSH thonë se ky nuk është thjesht një grip i keq pasi për njerëzit me sëmundje kronike mund të jetë fatal për jetën.

Duket se mënyra e vetme për ta mundur COVID-19 është bashkëpunimi mes njerëzve dhe disa rregulla të caktuara.

Përtej një vaksine shëruese, higjena është çelësi kryesor i mbajtjes larg të koronavirusit të ri.

Lani duart sa më shpesh me sapun dhe ujë duke i fërkuar për 30 sekonda.

Mbani distancë sigurie sa herë dilni nga shtëpia rreth 1-1.5 metra larg personave të tjerë.

Qëndroni sa më shumë në shtëpi dhe dezinfektoni shpesh ambientin ku qëndroni./AgroWeb.org