Bëhuni gati për spektaklin më të bukur që qielli do të ofrojë ditën e sotme, ku pritet të nisë një shi magjik meteorësh.
“Ky do të jetë shiu më i plotë i meteorëve i vitit. Mbrëmjen e vonë të së premtes dhe në orët e pra të së shtunës do të nisë spektakli i vërtetë në qiell” bën të ditur AccuWeather, të cilit i referohet AgroËeb.org.
Ndriçimi i Hënës
Pamjet do të jenë të njëjta me ato të natës së Shën Lorencit që ndodhin çdo vit në datat 10-12 gusht.
Por astrologët thonë se e ndriçimi i hënës, për shkak se ajo do të jetë e plotë ndoshta do të zbehë paksa pamjen e shiut të meteorëve.
Nëse hëna nuk do të jetë shumë ndriçuese sipas astrologëve do të mbund të shihen rreth 150 meteorë në një orë që do të duken në formën e yjeve që bien.
Moti
Sa më i kthjellët të jetë moti aq më shumë do të duket ky fenomen i mrekullueshëm në qiell.
Pra, nëse moti do të jetë i vranët dhe qielli me re sërish pamja do të jetë e vështirë dhe parashikimeve pritet që moti sot dhe nesër të mos jetë i kthjellët.
Meteorët e bardhë të ndritshëm pritet të jenë veçanërisht të dukshëm rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës, kur yjësia e Binjakëve nga të cilët ata duket se kanë origjinën është më lart në qiell.
Por ‘spektakli’ mund të zbehet pak nga ndriçimi i hënës, që astronomët paralajmërojnë se do të jetë e plotë dhe shumë shndritshme. Gjithsesi, të premten, 13 dhjetor, nëse jeni supersticioz bëni mirë të shprehni ndonjë dëshirë.
Kësaj here, nëse qielli do të jetë i pastër dhe pa re nuk është i nevojshëm teleskopi për të parë ngjarjen e meteorëve por mjaftojnë të shihen edhe me sy të lirë./AgroWeb.org