Sqarime Të Sakta Për Përdorimin e Maskës

211 0

Në shumë vende të botës mbajtja e maskës kundër COVID-19 po bëhet e detyrueshme me ligj, si pjesë e strategjisë për të luftuar pandeminë.

Megjithatë, pavarësisht rregullave dhe nevojës, ka njerëz që janë skeptikë, dyshues dhe besojnë se mbajtja e maskës është pjesë e një teorie konspirative.

Mes tyre ka edhe njerëz që besojnë se maska nuk ofron mbrojtje dhe se janë të dëmshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do t’i hedhim një sy pretendimeve të kohëve të fundit mbi përdorimin e maskave.

Miti nr 1. Maskat Nuk  Të Mbron Ty Por Një Jetë Tjetër

E vërtetë. Ka pretendime se maskat nuk janë një mënyrë efikase për tu mbrojtur nga koronavirusi, të cilat përbëjnë bazën e argumenteve kundra dhe pro mbajtjes së maskae.

Qëllimi kryesor përse secili prej nesh duhet të mbajë maskë kur jemi në ambiente të mbyllura është të mbrojmë jetën e tjetrit.

Ti, unë, dikush tjetër, mund të jemi të prekur nga virusi, nuk kemi simptoma por sërish mund ta transmetojmë atë tek dikush tjetër.

Ekspertët e cilësojnë këtë si kontroll të burimit të shpërndarjes.

Miti nr.2 Shkenca Nuk Mbështet Mbajtjen e Maskës

Është e vërtetë që mund të mos ketë eksperimente dhe studime të publikuara gjatë pandemisë për mbrojtjen që ofrojnë maskat.

Por kjo nuk do të thotë që maskat nuk luajnë një rol të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së virusit apo se shkenca nuk e mbështet këtë fakt.

Modelimet matematikore të ekspertëve sugjerojnë se mbulimi i fytyrës është 60 përqind efikas në bllokimin e transmetimit të virusit.

Nëse maskat mbahen nga të paktën 60 përqind e popullësisë, shkalla e infektimit. (numri i njerëzve që mund të infektohen nga një person me simptoma të virusit) pëson një rënie nën 1.0

Një studim i BMJ-së mbi shkallën e infektimit në familje ka zbuluar se maskat janë 79 përqind në uljen e gjasave të infektimit nëse një person i prekur nga COVID-19 i mban ato para shfaqjes së simptomave.

A  Rrisin Maskat Rrezikun e Infeksionit Dhe Pneumonisë?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, maskat mund të transformohen në burim infeksioni për ata që i mbajnë pa kriter.

E vërteta është nëse ti mban maskë, por e prek atë me duar të palara, atëherë ajo do të ndotet.

Për rrjedhojë ju duhet ta vendosni maskën dhe ta hiqni atë me duar të lara.

Pretendime të tjera që gjenden në internet janë se maskat shkaktojnë infeksione në mushkëri

Ndonëse nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të konfirmojë këtë pretendim, OBSH thotë se nëse një person mban një maskë të ndotur për shumë kohë, materiali i saj mund të mbushet me mikroorganizma të dëmshëm.

Prandaj, OBSH rekomandon që maskat të hiqen në shtëpi, të lahen dhe të vendosen kur të dilni nga shtëpia./AgroWeb.org