Studiuesit Britanik: Vala e Dytë Këtë Dimër – Këshillat e Ekspertëve

347 0

Vala tjetër e koronavirusit në dimër ‘mund të jetë më e keqe se e para’.

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me rreth 120,000 vdekje të reja për shkak të Covid-19 në valën e dytë thonë shkencëtarët.

Të pyetur për të modeluar një skenar “të arsyeshëm” të rastit më të keq, ata parashikojnë se mund virusi mund të vrasë rreth 24.500 dhe 251,000 persona vetëm në spitale, dhe kulmi sipas tyre do të jetë në muajt janar dhe shkurt.

Deri më tani, ka pasur 44.830 vdekje të raportuara zyrtarishtnë Mbretërinë e Bashkuar.

Parashikimi i shkencëtarëve nuk merr parasysh izolime, trajtime ose vaksina.

Dhe shkencëtarët thonë: “Rreziku … mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë”.

Raporti, i kërkuar nga këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, thekson se ekziston ende një shkallë e lartë e pasigurisë se si do të sillet pandemia e koronavirusit këtë dimër.

Por hulumtimi i shkencëtarëve britanikë sugjeron që virusi mund të jetojë më gjatë në temperatura të ftohta dhe ka më shumë gjasa të përhapet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda një ambienti.

Dhe ekspertët janë të shqetësuar që spitali, NHS do të jetë nën presion ekstrem, jo ​​vetëm nga një rishpërthim i koronavirusit, por edhe nga gripi sezonal dhe ngarkesa normale që ka çdo sezon, jo prej koronavirusit.

Prof Stephen Holgate, specialist në Spitalin Universitar Southampton Trust, i cili kryesoi raportin, tha: “Ky nuk është një parashikim – por është një mundësi.

“Modelimi sugjeron që vdekjet mund të ishin më të larta me një valë të re të Covid-19 këtë dimër.

“Por rreziku i kësaj mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë.”

Studiuesit mund të modelojnë skenarë të mundshëm. Por simulimet mbështeten në supozime që jo gjithmonë dalin realisht.

Por mesazhi i përgjithshëm është i qartë – përgatituni për më të keqen dhe shpresoni për më të mirën.

Virusi nuk ka ikur. Dhe ne nuk kemi ende një vaksinë për të.

Por ka gjëra që ne mund të bëjmë të gjithë, përfshirë izolimin dhe testimin nëse zhvillojmë simptoma.

Bashkautori i studimit, Prof. Dame Anne Johnson, nga Akademia e Shkencave Mjekësore, tha: “Përballë këtyre sfidave të mundshme, dhe pas një viti tashmë të vështirë, do të ishte e lehtë të ndjehesh i pashpresë dhe i pafuqishëm. Por ky raport tregon se ne mund të veprojmë tani për t’i ndryshuar gjërat më mirë”./Burimi:Panorama