Super Nova, Fruti I Ri Që Do Të Marrë Fronin e Agrumeve

1k 0

Agrumet janë ndër frutat më të mira dhe më të shëndetshme për njeriun.

Mandarinat, portokallet, limonët, qitro e shumë prej varieteteve të tyre mbushin çdo ditë stendat e dyqaneve, frigoriferët dhe shtëpitë tona.

E si të mos mjaftonte kjo larmi shijesh dhe ngjyrash, një hyrje e re pritet të krijojë një ekzaltim gjallërues shijesh.

Bëhet fjalë për frutin më të ri që mban emrin Super Nova. Së fundmi, në tregjet shqiptare gjendet mes produkteve të importit.

Super Nova, Mbretëresha e Agrumeve 

Ekspertët thonë se ky frut shumë tërheqës, pa fara, i ëmbël dhe i athët në të njëjtën kohë do të mbajë fronin e agrumeve.

Super Nova është një agrume plot aromë dhe me ngjyrë portokalli të ndezur.

Në fakt, Super Nova është një lloj mandarine të cilës i janë dashur plot 50 vjet që të formohet.

Në vitin 1966, një fermer nga Orlando e Shteteve Të Bashkuara shartoi dy lloje mandarinash.

Shartimi ndodhi në një përpjekje për të mësuar më shumë rreth mënyrës së rritjes së tyre.

Një nga hibrided që ai krijoi ishte mjaft interesant sepse nuk përmbante fara.

Për fat të keq, asokohe pema e mandarinës nuk prodhoi fruta.

22 vjet më vonë, në vitin 1988, disa pemë nga kjo farë hibride u dërguan në Kaliforni.

Fermeri shpresoi që ndryshimi i klimës dhe cilësisë së tokës do t’i jepte më shumë jetë dhe gjallëri krijimit të tij.

Kështu ndodhi. Me kalimin e viteve u vu re një përmirësim i dukshëm në prodhimtari të kësaj agrumeje hibride.

Prodhimi i mandarinave të reja nisi të lulëzojë duke kapur interesin e firmave të mëdha amerikane.

Kompania  LoBue Citrus ishte e para që nisi të kultivojë këtë mandarinë dhe tani është krenare për krijesën e saj.

Në fillim kjo mandarinë mbante kodin UDSA 88-2.

Më pas presidenti i kompania LoBue Citrus e quajti Super Nova, një emër i frymëzuar nga ngjyra e ndezur portokalli dhe aroma e fortë.

Mandarina e portokalltë ka zaptuar stendat e supermarketeve amerikane dhe europiane./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.