Temperatura Të Kuqe – Çmendet Shtatori Muaji i Parë i Vjeshtës

263 0

Do të jetë shtatori më i nxehtë i 20 viteve të fundit. Por surprizat e motit në 2018 nuk kanë të mbaruar.

Sezoni i verës zyrtarisht përfundoi në fund gushti dhe fillimi i shtatorit nisi me reshje të menjëhershme në ditët e para të muajit. Temperaturat u ulën dhe dhanë sinjalet e fillimit të vjeshtës.

Dhe këtu në fakt, fillojnë surprizat. Shenjat e para të ndryshimit të motit fillojnë që sot dhe do të vijojnë.

Surpriza e parë vjen këto ditë dhe janë të lidhura me të nxehtin, ndërsa e dyta qëndron në kohëzgjatjen e periudhës me temperatura të larta.

Thënë shkurt do të përjetojmë një tjetër periudhë verore jashtë sezonit. Por le të shohim veçoritë dhe detajet.

I gjithë rajoni mesdhetar është përfshirë nga një anticiklon me origjinë nga shkretëtira e Saharasë. Kjo dukuri do të pushtojë plotësisht Shqipërinë.

Kolona e mërkurit do të rritet në të gjithë vendin dhe do të bëjë i nxehtë ngado, njëlloj sikur të bëhet fjalë të jemi në fund-korrik, madje edhe gusht.

Sa do të jenë këto temperatura?

Temperaturat mbi 30 gradë do të bëhen të zakonshme. Do të kemi një përforcim të mëtejshëm të presionit të lartë, me qiell të kthjellët dhe me temperatura që do të vazhdojnë të rriten.

E mërkura e datës 12 Shtator do të vazhdojë normalisht me dominimin e anticiklonit, me shumë diell dhe vlera termike në rritje të mëtejshme. Ditët e kësaj jave do të sjellin kulmin e kësaj faze të nxehtë.

Edhe fundjava e ardhshme do të vijojë me tendencën e motit anomalisht të nxehtë me temperatura mjaft më të larta se sa mesatarja e zakonshme e shtatorit.

Fluksi afrikan i të nxehtit do të sjellë temperatura me  devijime nga mesatarja deri në 8 gradë më shumë.

Por disa parashikime bëjnë fjalë edhe për rikthimin e temperaturave të frikshme me 40 gradë.

Pritet një mot i paqëndrueshëm nga fundi i javës së dytë të shtatorit, por edhe pjesa e fundit të muajit, do të karakterizohet, në përgjithësi, nga temperatura me vlera termike shumë më të larta se norma.

Metereologët e rajonit të Mesdheut e deklarojnë hapur se minimumi do të përballemi me shtator me rekorde nxehtësie në 20 vitet e fundit, por presin edhe surpriza për një të nxehtë edhe më të fortë./AgroWeb.org

Burimin e informacionit e gjeni në këtë link

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.