Tirana Shkon në 102 Raste Pozitive me Virusin COVID-19 – Mjekët Bëjnë Thirrje Për Kujdes

333 0

Ministria e Shëndetësisë sapo doli në një deklaratë për mediat për të përditësuar zhvillimet e reja të virusit COVID-19.

Sipas Eugena Tominit, gjatë 24 orëve janë kryer 103 testime, nga ku 28 rezultuan të ishin pozitivë.

Ndërkohë që Tomini lajmëroi se pacientja 71-vjeçare e cila ishte në terapi intensive ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes.

Pacientja vuante nga hipertensioni dhe ishte shtruar në spitalin infektiv të Tiranës para 7 ditëve.

Në këtë spital sipas të dhënave të AgroWeb.org janë të shtruar 73 qytetarë, 3 prej të cilëve gjenden në terapi intensive dhe 2 të tjerë janë intubuar.

Ndërsa harta e qyteteve të prekura ka përfshirë edhe Tropojën, ku shënohen edhe rastet e para.

Nga ana tjetër Tirana rezulton të jetë qyteti më i prekur, e pas saj Durrësi.

Mjekët infeksionist gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat.

Të tregojnë kujdes me higjienën dhe të zbatojnë distancimin social.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: 28 raste të reja në 24 orë, 174 të prekur nga COVID-19

Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik informon për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.

Ju informojmë mbi situatën e fundit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste

– Durres 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavaje 4 raste

– Korce 11 raste

– Vlore 5 raste

– Shkoder 3 raste

– Lezhe 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Kruje 1 rast

-Tropoje 2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!/AgroWeb.org