Tronditet Korça, Dy Lëkundje të Fuqishme Tërmeti 4.5 Ballë, Mund Të Ketë Goditje të Tjera

234 0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Korçë.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë dhe nuk kanë qenë të vetme.

Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët.

Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.

Sipas BalkanWeb  njerëzit janë tmerruar pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Rajoni i Korçës ka qenë më i prekur nga tërmeti muajt e fundit.

Në njoftimin që Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar IGJEUM raporton se “tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla rihter dhe me epiqendër 3.4 km, në jugperëndim të Dardhës, Korçës”.

Ndërsa në infomacionin paraprak në faqen zyrtare të IGJEUM, shihet magnituda e tërmetit është 4.5 ballë.

Duke qene se epiqendra e tërmetit ështue ende aktive, pritet të ketë lëkundje të tjera ndonëse me intensitet më të vogël.

Çfarë Të Bëni Gjatë Një Tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim.

E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni Strehë Në Vendin Më Të Afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, Mbulohu Dhe Mbahu Fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Megjithatë AgroWeb.org ju këshillon të mos qendroni në prag të derës nëse mbi të gjendet një kondicioner.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën.

Çfarë Të Bëni Pas Një Tërmeti

Nëse jeni në shtëpi dhe i keni mbijetuar tërmetit, kontrolloni nëse keni pësuar ndonjë lëndim dhe vishni këpucë të rehatshme.

Kontrolloni shkallët nëse mund të zbrisni, dhe sigurohuni që nuk ka ndonjë rrjedhje gazi që mund të shërbejë për rënien e zjarrit.

Jini të vëmendshëm ndaj njoftimeve të autoriteteve.

Nëse nuk gjendeni në shtëpi, qëndroni aty ku jeni deri në një njoftim të autoriteteve./AgroWeb.org