Vaji i Bajames, Përfitimet e Mëdha Për Shëndetin

1.6k 0

Vaji i bajames është një produkt mirëbërës jo vetëm për lëkurën, por edhe për zemrën dhe zorrën e trashë.

Vaji i bajames është një ndër vajrat esencialë më të pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale.

Ky vaj nxirret nga dy lloje bajamesh, por vaji më i mirë është ai i bajames së ëmbël.

Ky vaj ul kolesterolin, ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit.

Në treg mund të gjeni edhe vaj bajameje të nxjerrë nga bajamja e hidhur. Për këtë produkt duhet të jeni 100% të sigurt që nuk përmban helmin cianid.

Vaji i bajames është i pasur me yndyrna të shëndetshme, fibër dhe minerale.

Njëqind gram me vaj bajame përmban 60 njësi të vitaminës E ose 200% të vlerës së rekomanduar ditore.

Në Shqipëri, vaji i bajames gjendet në të gjitha farmacitë bimore, madje edhe në ato të zakonshme.

Më poshtë, AgroWeb.org liston disa nga përfitimet e mrekullueshme të vajit të bajames.

Përfitimet Që Vijnë Nga Vaji i Bajames

Ul kolesterolin

Një nga vlerat më të mëdha të vajit të bajames është ulja e kolesterolit.

Ky vaj ndihmon organizmin të furnizohet siç duhet me oksigjen dhe ushqyes, gjë që nënkupton se zemra është ajo që përfiton më shumë.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Vaji i bajames ul rrezikun e semundjeve të zemrës që shkaktohen nga kolesteroli i lartë apo inflamacioni kronik.

Një regjim i pasur ushqimor duhet të përmbajë vaj bajame, ushqime me sulfur, acide yndyrore omega-3 e të tjerë.

Kundër diabetit

Bajamet dhe vaji i bajames rregullojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë diabetin.

Sipas shkencëtarëve, konsumi i bajames dhe nëprodukteve të saj në mëngjes, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe shton ndjesinë e ngopjes.

Nëse vajin e bajames e kombinoni me ushqime të pasura me karbohidrate, mund të arrini të ulni indeksin e glicemisë.

Peshë e shëndetshme

Bajamja është aleatja juaj në përpjekjet për të humbur në peshë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë bajame rregullisht bien më mirë në peshë se njerëzit që nuk konsumojnë bajame.

Problemi është se bajamet kanë yndyrna, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë sepse ato janë të shëndetshme.

Për rrjedhojë, bajamja duhet konsumuar kryesisht me ushqime bimore.

Zorra e trashë

Vaji i bajames është shumë efikas për shëndetin e zorrës së trashë.

Konsumi i bajames dhe nënprodukteve të saj ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Nëse vuani nga konstipacioni, mund të pini dy lugë gjelle me vaj bajameje në ditë.

Dhimbjet e veshit

Fëmijët janë ata që vuajnë më shumë nga dhimbjet e veshit.

Vaji i bajames së ëmbël ofron shërim të shpejtë nga këto dhimbje.

Vaji zbut dyllin e veshit dhe çliron tubat e bllokuar.

Ngroheni pak vajin në ujë të ngrohtë dhe hidhni dy pika në vesh.

Shëndeti i lëkurës dhe flokëve

Falë antioksidantëve, vaji i bajames e ushqen dhe mbron lëkurën.

Vitamina A e bën vajin ideal kundër akneve.

Vajin mund ta përzieni me sheqer dhe ta përdorni dhe për të hequr qelizat e vdekura në fytyrë.

Nëse vendosni pak vaj bajameje poshtë syve, nuk do të vuani më nga rrathët e zinj.

Nëse e lyeni fytyrën me vaj bajameje do të shmangni shenjat e moshës dhe do të rigjallëroni qelizat.

Vaji i bajames është ideal edhe kundër psoriazës ose ekzemës.

Me këtë vaj mund të hiqni makiazhin ose ta përdorni për zbutjen e flokëve./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.