Vaksinat Moderna dhe Novavax po studiohen për t’u përdorur me kombinim mes tyre

284 0

Një studim që shikon nëse njerëzit mund të marrin doza nga dy vaksina të ndryshme COVID-19 është zgjeruar për të përfshirë injektimet e zhvilluara nga Moderna dhe Novavax.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit kanë përfshirë deri tani vetëm injektimet e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të aprovuara nga autoritetet britanike në dhjetor.

Vaksina Moderna është autorizuar gjithashtu për përdorim, ndërsa injektimi Novavax është aktualisht nën rishikim nga Agjencia e Rregullimit të Shëndetit të Barnave në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA).

Qëllimi i studimit është të vlerësojë se sa mirë reagojnë sistemet imunitare të njerëzve kur doza e dytë e tyre “nxitëse” është një lloj tjetër i vaksinës nga doza e tyre e parë “kryesore”.

Studiuesit nga Grupi i Vaksinave të Oksfordit besojnë se kjo qasje “përziej dhe përputh” mund të krijojë një fushatë vaksinimi më fleksibël dhe më të shpejtë.

Studimi filloi në shkurt dhe deri më tani ka përfshirë mbi 800 persona.

Tani po kërkohet për 1,050 pjesëmarrës shtesë, të cilët duhet të jenë mbi 50-vjeç dhe të kenë marrë dozën e parë të vaksinës 8 deri në 12 javë para se të regjistrohen në studim.

Kjo vjen pasi përdorimi i vaksinës AstraZeneca u kufizua në grupe të caktuara moshe në Britani te Madhe dhe vendet e Bashkimit Evropian javën e kaluar pasi rregullatorët paralajmëruan për një lidhje të mundshme mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë se 40.1 milionë doza të vaksinave me mbi 7.8 milionë njerëz të imunizuar plotësisht.

Mbi gjysma e dozave të administruara kanë qenë AstraZeneca.

Farmaceutika anglo-suedeze ka shpërndarë mbi 29 milionë doza të vaksinës së saj në vendet anëtare të BE. Ndërsa Pfizer ka siguruar 69.6 milionë doza./Burimi:EuroNews