Vetëtima Merimangë, Një Mrekulli Qiellore E Pashoqe – Ndiqeni Këtu

1.8k 0

Vetëtima Merimangë: Një fenomen qiellor plotësisht magjik

Një dukuri e tillë natyrore është tejet e vështirë për t’u filmuar, por AgroWeb.org ju sjell një vetëtimë merimangë të filmuar jo më larg se natën e së hënës së kësaj jave.

E gjeni në fund të lajmit në një filmim video fantastik. Mos e humbni pasi është mjaft e rrallë!

Por çfarë është Shkrepëtima Merimangë?

Ajo ndodh kur dritat e rrufeve degëzohen dhe zvarriten në pjesën e poshtme të reve shtëllungore.

Realisht ato janë makthet më të këqia të pilotëve, jo vetëm të avionave me pasagjerë, por edhe pilotëve ushtarakë. Fuqia e tyre është e pallogaritshme

Shqiptarët janë familjarë me vetëtimat aq sa edhe malet e rivierës së jugut që takojnë detin quhen Malet e Vetëtimave.

Përtej bestytnive dhe kapjeve të veshit, AgroWeb.org po ju sjell disa foto mahnitëse dhe llojet e këtyre dukurive qiellore.

Ekzistojnë dy lloje të vetëtimave: natyrore, ato që ndodhin për shkak të elektrizimit normal në mjedis dhe ato që shkaktohen artificialisht. Të dhënat burojnë nga Laboratori Amerikan i Stuhive dhe Dukurive Natyrore.

Rrufeja artificiale përfshin sulme ndaj strukturave shumë të larta, aeroplanë, raketa dhe objekte të larta në male.

Rrufeja artificiale shkon nga toka në re, ndërsa rrufeja natyrale udhëton nga retë drejt e në tokë.

Në rrufetë qiell-tokë, një tunel rryme me ngarkesë negative, udhëton zigzag drejt tokës.

Ky tunel rryme është i padukshëm për syrin e njeriut dhe godet tokën me shpejtësinë e një hapje mbyllje syri.

Ndërsa i afrohet tokës, tuneli i rrymës i ngarkuar negativisht tërhiqet nga një faktor i ngarkesës pozitive që avitet lart, siç janë pemët, shtëpitë apo antenat e telefonit.

Kur rryma negative takon ngarkesën pozitive të tokës ndodh një shkarkesë elektrike tejet e fuqishme.

Një shkarkesë e tillë elektrike udhëton rreth 100.000 kilometra për sekondë.

Stuhitë e mëdha janë të afta të prodhojnë lloje të tjera të fenomeneve elektrike të quajtura ngjarje të ndritshme qiellore që ndodhin në atmosferë të lartë.

Përmbledhëse e formave të dukurive qiellore. Foto:NASA

Ngjarjet qiellore më të zakonshme përfshijnë zanat e kuqe, lumenjtë blu dhe xhuxhat qiellorë

Zanat e Kuqe e marrin emrin nga legjendat e vjetra. Ato direkt mbi një stuhi si një ndriçim i madh, por i dobët.

Zanat janë kryesisht të kuqe dhe zakonisht nuk zgjasin më shumë se pak sekonda. Format e tyre përshkruhen si të ngjashme me kandilat e detit, karrotat ose kolonat.

Pamje satelitore të Zanave të Kuqe. Foto: NASA

Përrenjtë Blu dalin nga maja e stuhisë. Ata shtrihen në kone të ngushta që duken dhe zhduken në lartësi të madhe. Përrenjtë blu zgjasin vetëm një fraksion të sekondës.

Xhuxhat ose Kukudhët Qiellorë zgjerohen me shpejtësi në formë disqesh me ngjyra të ndezura.

Ata zgjasin më pak se një milisekondë dhe ndodhin mbi fushat e re aktive ndaj rrufesë tokësore.

Kukudhët u zbuluan në vitin 1992 nga një video kamera nga anija qiellore Space Shuttle./AgroWeb.org

Shikoni pak sekonda filmimin magjik të Vetëtimës Merimangë që ndodhi natën e të hënës së kaluar në qiellin e Australisë

https://youtu.be/2ZXmktFN0R8

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.