Vjeshta e Pazakontë me Shira dhe Stuhi – Vendet që Do të Preken

340 0

Pas të nxehtit afrikan që preku Evropën dhe të gjithë Ballkanin për disa muaj me rradhë, vjeshta rezervon temperatura të tjera ekstreme.

Meteorologët paralajmërojnë ndryshime drastike të motit që nuk janë aspak të zakonta për stinën e vjeshtës.

Sipas “AccuWeather” nga këto ekstremitete temperaturash më të prekurat do të jenë Ballkani dhe Italia.

Çfarë pritet të ndodhë

Stina e vjeshtës megjithëse karakterizohet nga rënia e temperaturave dhe shirat e vazhdueshëm, këtë vit do të jetë më e ashpër dhe jashtë natyrës së saj.

Për muajt në vijim parashikohen stuhi të forta, shira të dendur të shoqëruar me përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas Ballkanweb.com të cilit i referohet AgroWeb.org, stuhitë do të pakësohen gjatë tetorit, por shirat e dendur do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

Reshjet më të mëdha priten gjatë muajve tetor dhe nëntor, ku temperaturat do të jenë më të ulëta se zakonisht dhe aspak karakterizuese të stinës së vjeshtës.

Vendet që do të preken

Më e prekura do të jetë Evropa Lindore, ku rrymat e ftohta të ajrit nuk përjashtojnë as mundësinë e reshjeve të dëborës gjatë këtyre muajve.

Sipas meteorologëve megjithëse vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta në shtator, ato priten të përkeqësohen përgjatë ditëve.

Vendet më të prekura të Gadishullit Ballkanik janë ato që shtrihen në pjesën veriore të tij.

Këtu përfshihet edhe Kosova, Bosnja, Mali i ZI, Serbia dhe Maqedonia.

Nën trysninë e këtyre kushteve atmosferike do të jetë edhe vendi ynë ku temperaturat pritet të bien ndjeshëm përgjatë shtatorit.

Si do të mbyllet vera

Temperaturat e nxehta do të shoqërojnë mbylljen e verës deri në fund të gushtit, duke arritur në vlerat mbi 35 gradë.

Sipas shërbimit meteorologjik “MeteoAlb” të cilit i referohet AgroWeb.org, kjo javë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta.

Gjithsesi gjatë pasditeve dhe darkës priten kalime vranësirash të lehta në zonat malore në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vlerat maksimale nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë Celsius deri në mbyllje të verës dhe fillim shtatorit.

Duke i lënë vend një vjeshte me mot ekstrem dhe shira të dendur./AgroWeb.org