Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni.
Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.
Kosi
Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten.
Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë.
Bananet
Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut.
Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të tillë.
Ato janë të pasura me kalium që ekuilibron nivelin e tensionit të gjakut.
Tërshëra
Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i duhur nëse keni kaluar një mbrëmje duke ngrënë ushqime të ndryshme.
Në këtë sasi ju do të merrni 1-2 gramë fibër, e cila ul kolesterolin akoma pa zënë vend në enët e gjakut.
Arrorët
Nëse hani pa fre, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është i lartë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bajamet, arrat, kikirikët dhe arrorë të tjerë ofrojnë acide yndyrore omega-3, yndyrna të pangopura dhe vitaminë E.
Fasulet
Fasulet, thjerëzat dhe qiqrat janë alternative më e mirë sa i përket fibrës.
Fasulet treten ngadalë dhe do të ndiheni të ngopur për shumë kohë.
Vezët
Vezët janë të pasura me proteinë, folat, vitaminat B12 dhe D, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Nëse shqetësoheni për kolesterolin, AgroWeb.org ju rekomandon të hiqni të verdhën e vezës.
Spinaqi
Organizmi stërmundohet nëse e teproni me të ngrënën.
Spinaqi përmban vitaminën B2 e cila ndihmon në metabolizimin e yndyrnave.
Vitaminat e kompleksit B luftojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme.
Barishtet dhe spinaqi në veçanti duhen kavërdisur lehtë ose gatuar në avull.
Zierja e tyre e gjatë heq vitaminat dhe ushqyesit e rëndësishëm.
Xhenxhefili
Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e muskujve të sistemit tretës.
Ju mund ta konsumoni atë si çaj ose ta grini hollë dhe ta përdorni në sallata e lëngje të plota.
Portokallet
Këto agrume përmbajnë shumë vitaminë C e cila forcon metabolizmin dhe tret yndyrnat.
Portokallin duhet ta konsumoni të plotë që të merrni fibër për tretjen.
Farat e Linit
Farat e linit mund të përfshihen në shumë ushqime siç është tërshëra apo lëngjet e frutave.
Ato nuk janë aromatike, por plotësojnë nevojat për fibër dhe acide yndyrore të mira për shëndetin e zemrës.
Salmoni
Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteinë.
Kjo e fundit ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.
Brokoli
Magnezi është një mineral që përmirëson humorin dhe gjendet me shumicë tek brokoli.
Mjafton një gjysëm racioni me brokoli për të marrë 13% të dozës ditore të magnezit.
Uji
Pas ngrënies së tepërt, organizmi ka nevojë për ujë.
Uji ndihmon të tresë ushqimin dhe të hidratojë trupin./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje