Pas të dyzetave, njeriu e ka më të lehtë për të shtuar në peshë dhe tepër të vështirë për ta humbur atë.
Në këtë aspekt, ka shumë rëndësi jo vetëm mënyra e të ngrënit por edhe mënyra se si trupi akumulon yndyrnat.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa hapa të thjeshtë që ju ndihmojnë të humbisni në peshë pas kësaj moshe.
Hani Fruta Dhe Perime
Gjysma e ushqimit tuaj duhet të jetë e mbushur me perime dhe fruta.
Këto të fundit kanë më shumë ushqyes të nevojshëm sesa kalori apo yndyrna.
Ato ju ngopin dhe ju pengojnë nepsin e tepërt.
Mos Hiqni Dorë Nga Mëngjesi
Një mëngjes i shëndetshëm si ai me tërshërë ose bukë me drithëra të plota e fruta, ose vezë frenon dëshirën e tepruar për ushqime jo të shëndetshme mes vakteve.
Më Pak Ushqim Në Darkë
AgroWeb.org rekomandon që shumica e kalorive ditore duhen marrë deri në drekë, përpara orës 15:00.
Prandaj në darkë duhet të hani më pak ushqim.
Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme është ajo çfarë hani dhe jo koha kur e hani.
Gatuani Shëndetshëm
Në vend të të skuqurave, zgjidhni gatime që kërkojnë më pak yndyrë.
Gatimet e pjekura, në avull dhe të zgarës janë më të shëndetshme.
Jini Të Vëmendshëm Ndaj Ushqimit
Duke qenë të përqendruar tek pjata juaj dhe jo tek televizori, truri do të jetë në gjendje të kuptojë kur stomaku është i ngopur.
Larg Pijeve Të Gazuara
Pijet energjike dhe ato të gazuara janë të dëmshme. Ato ju bëjnë të shtoni në peshë dhe rrisin rrezikun e diabetit.
Për më tepër, duhet të tregoni kujdes me alkolin sepse ai ju bën më të uritur.
Aktivitet Fizik
Dyzet vjeçarët janë tepër të zënë me punë dhe aktivitete familjare.
Koha për aktivitet fizik është shumë e kufizuar, por ai është shumë i rëndësishëm për peshën dhe shëndetin.
Kësaj grupmoshe i nevojitet të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik apo ecje të një niveli mesatar në javë.
Pas të dyzetave, njerëzit humbasin masë muskulare dhe është e rëndësishme që ata të fokusohen tek ushtrimet për muskujt.
Merreni Stresin Lehtë
Stresi ju shtyn drejt zgjedhjeve të gabuara.
Ecni, lexoni, praktikoni frymëmarrjen e thellë kundër stresit dhe mbi të gjitha tregohuni të butë me veten.
Flini Mjaftueshëm
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pas të dyzetave, gjumi prishet më lehtë nga problemet e ndryshme.
Mungesa e tij jo vetëm që ndikon në mirëqenien mendore, por edhe ju bën të shtoni në peshë.
Kujdes Me Tiroiden
Problemet me tiroiden janë shumë të përhapura në këtë periudhë të jetës.
Problemet me të jo vetëm që pengojnë rënien në peshë por edhe shkaktojnë depresion, lodhje dhe dhimbje kyçesh.
Bëni analiza për të kuptuar gjendjen tuaj dhe për të marrë mjekimin e duhur./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje